• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi nga Nju-Jorku: Politikat tona kombëtare kanë 83 për qind përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, një mesatare që është shumë më e lartë se mesatarja globale

Bytyqi nga Nju-Jorku: Politikat tona kombëtare kanë 83 për qind përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, një mesatare që është shumë më e lartë se mesatarja globale

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Këto ditë, këtu në Nju-Jork, ne kemi pohuar përkushtimin e kombeve të botës për realizimin e 17 synimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara në Agjendën e vitit 2030. Konsensusi arriti premtime për të ndërtuar solidaritetin ndërshtetëror, për të rikthyer optimizmin dhe entuziazmin për sigurimin e zhvillimit dhe një cilësie më të mirë jetese për të gjithë dhe kudo, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka shprehur përkushtimin e saj për zbatimin e Agjendës 2030, dhe progresi që kemi bërë është regjistruar përmes Vlerësimit të Integruar, i cili ka përcaktuar se politikat tona kombëtare kanë përputhshmëri 83 për qind me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. një mesatare që është shumë më e lartë se mesatarja globale.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

"Që të mund të flasim për qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik, duhet ta harmonizojmë atë me natyrën, ta realizojmë në paqe dhe siguri, por edhe t'i ndajmë të mirat e saj me të gjithë, pra të mos lëmë askënd pas", ka theksuar Bytyqi pas ditës së dytë të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Bytyqi tha se ky është një nga mesazhet thelbësore që del nga Deklarata Politike e Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila është miratuar nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ai iu referua edhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, "e cila do të vendosë kuadrin institucional për arritjen e konsensusit social në drejtim të krijimit të një atmosfere politike, si dhe kemi mobilizuar energjinë politike pozitive për të vendosur prioritete zhvillimore 20-vjeçare, të cilat do të përfaqësojnë bazë për lokalizimin dhe realizimin në një shkallë edhe më të lartë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm".

“Si konfirmim i angazhimit tonë institucional për transformimin ekonomik dhe social, shoqëruar me një tranzicion të gjelbër të intensifikuar, mund të njohim edhe nënshkrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” dhe “Marrëveshjes për Privilegjet dhe Imunitetet” me Fondin e Gjelbër Klimatik, me të cilin Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm do të jetë nikoqire e Dialogut Programor Rajonal për vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore”, tha Bytyqi.

"Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po forcon kapacitetet institucionale për të luftuar ndryshimet klimatike, por gjithashtu ndërton dhe zbaton politika që do të sigurojnë zhvillim ekonomik të barabartë social dhe ekologjik, me qëllim të mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë dhe prosperitetin e tyre". ls/

Foto dhe video: Qeveri 

 

QËNDRONI TË LIDHUR