• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi nga forumi i biznesit Çeki-RMV i biznesit në Manastir: Maqedonia e Veriut është një partner stabil dhe i besueshëm për investitorët

Bytyqi nga forumi i biznesit Çeki-RMV i biznesit në Manastir: Maqedonia e Veriut është një partner stabil dhe i besueshëm për investitorët

Manastir, 25 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, sot mbajti fjalim në forumin e biznesit Çeki-RMV që u mbajt në Manastir, ndërsa në të cilin morën pjesë përfaqësues të Sindikatës së Industrisë dhe Transportit të Republikës Çeke dhe përfaqësues të Odës Ekonomike Rajonale.

Sipas zëvendëskryeministrit Bytyqi, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke bazohen në miqësinë tradicionale, mbështetjen e ndërsjellë dhe mirëkuptimin.

"Ajo që të kënaq është se nuk po flasim për mbështetje dhe bashkëpunim deklarativ, por konkret në disa fusha. Këto dimensione duhet t'i përdorim si bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, për nxitjen e mëtejshme të tregtisë e cila mes dy vendeve shënon trend në rritje, përkatësisht nga 277 milionë euro në vitin 2022, shkëmbimi tregtar në vitin 2023 rritet në 372 milionë euro, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Para biznesmenëve nga rajoni i Manastirit, zëvendëskryeministri Bytyqi përkujtoi se ka disa sektorë që krijojnë mundësi që kompanitë nga të dyja vendet të njohin interesin e tyre të përbashkët, në radhë të parë sektori i energjisë, transporti dhe infrastruktura e transportit, TIK-u, bujqësia dhe industria ushqimore.

"Mundësitë janë të gjera. Maqedonia e Veriut ofron një mjedis biznesi të qëndrueshëm, stimulues dhe të parashikueshëm për fillimin e një biznesi dhe realizimin e investimeve të reja. Stabiliteti politik është një argument që ne ofrojmë për investitorët e huaj. Ne jemi një anëtar i plotë i aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë në botë, NATO-s, dhe jemi të përkushtuar që të bëhemi shtet anëtar i BE-së. Këto angazhime tona politike sinjalizojnë një përkushtim ndaj parimeve demokratike, të cilat ngjallin besim te biznesmenët. Pozicioni ynë strategjik, tha Bytyqi, afërsia me tregjet evropiane dhe lidhja infrastrukturore që kemi me to, na lejon të përshtatemi shpejt me ndryshimet apo goditjet e tregut.

Bytyqi mysafirëve nga Republika Çeke u tha se ne kemi një lokacion ku, siç tha, nëse vendosin të investojnë, kjo do të përshpejtojë kalimin e tyre nga prodhimi tek klientët e tyre përfundimtarë.

Forumi në Manastir u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare në vend të ministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Çekisë, Jozef Sikela, i cili u njoh edhe me kushtet për biznes, për zbatimin e Mekanizmit kombëtar të skriningut, si dhe publikisht ftoi Republikën Çeke të hulumtojë dhe të shfrytëzojë mundësitë që Maqedonia e Veriut u ofron investitorëve të huaj për realizimin e ambicieve sipërmarrëse. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së



QËNDRONI TË LIDHUR