• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi: Nacionalizmin do ta mposhtim me multikulturalizëm, tolerancë dhe paga dhe pensione më të larta

Bytyqi: Nacionalizmin do ta mposhtim me multikulturalizëm, tolerancë dhe paga dhe pensione më të larta

Shkup, 29 prill 2024

“Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të vendoset e ardhmja e vendit, bëhet fjalë për Maqedoninë. Nëse lejojmë që nacionalizmi të kthehet sërish, atëherë do të përballemi me një skenar hungarez, me izolim, duke u kthyer në të kaluarën e shëmtuar kur kishim një shtet të kapur dhe një shoqëri të ndarë. Ky është njëri opsion, kurse tjetri është patriotik, i cili ofron të ardhme për të rinjtë tanë dhe paga e pensione më të larta për qytetarët”, tha Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, në takimet e sotme me banorët e Kumanovës.

Nënkryetari i LSDM-së, Bytyqi theksoi se nacionalizmi i VMRO-DPMNE-së është kërcënim për strukturën e shoqërisë, rrezikon perspektivat evropiane të shtetit.

“VMRO-DPMNE-ja planifikon të bllokojë progresin drejt BE-së dhe në këtë mënyrë të shkatërrojë shpresën për një të ardhme më të mirë, ata duan t'i japin fund lirisë së mediave dhe të uzurpojnë përsëri gjyqësorin. Për të fshehur krimin dhe korrupsionin e tyre, ata nuk do të kursejnë as marrëdhëniet ndëretnike. Ata nuk janë të interesuar për bashkëjetesë, nuk janë tolerantë ndaj atyre që janë të ndryshëm, në botën e tyre kushdo që nuk është si ata është i përjashtuar dhe i diskriminuar”, tha Bytyqi.

Duke folur para banorëve të Kumanovës, ndër të tjera bëri thirrje që të gjitha forcat progresive të bashkohen, të qëndrojnë krah njëri-tjetrit kundër VMRO-DPMNE-së, kundërshtar i përparimit të shtetit.

“LSDM-ja është parti e fortë, ajo e gatshme të luftojë për qytetarët dhe të bashkojë votat demokratike rreth idesë evropiane. Programi ynë përfshin masa për një jetë më të mirë, për bashkëjetesë, për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Programi ynë është patriotik, jo nacionalist, sepse ne jemi për paga dhe pensione më të larta, për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim reciprok”, tha Bytyqi.

Duke folur për programin zgjedhor të LSDM-së, Bytyqi kujtoi se patriotizmi i partisë shihet në premtimin se qytetarët do të kenë pagë rekorde prej 1.100 euro në katër vitet e ardhshme, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro.

“Në patriotizmin tonë ka vend edhe për më të vjetrit, pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, ndërsa pensioni mesatar do të rritet në 30.000 denarë. Ne nuk heqim dorë as nga të rinjtë, 200 euro në muaj në 12 muajt e parë për çdo punësim të parë të personave deri në moshën 26 vjeçe - dhe atë që në 7 vitet e fundit për nga aspekti ekonomik e kemi premtuar, atë dhe e kemi realizuar”, tha Bytyqi.

Qendra për komunikim me opinionin nga LSDM

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR