• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Në shumë absolute, investimet kapitale këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim

Bytyqi: Në shumë absolute, investimet kapitale këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi komponentin zhvillimor në Buxhetin e vitit të ardhshëm e sheh në faktin se shpenzimet e planifikuara kapitale janë më të mëdha se deficiti buxhetor dhe veçanërisht në strukturën e investimeve kapitale. Sipas tij, krejtësisht është ndryshe të ndërtohet autostradë, rrugë, kopshte dhe të investohet në arsim nga sa shpenzoheshin paratë më parë.

"Për herë të parë pas vitit 2023 në vitin 2024 shpenzimet kapitale janë më të mëdha se deficiti buxhetor, diçka që për secilën qeveri është imperativ. Ne arritëm në vitin 2023 ta bëjmë këtë, do ta bëjmë edhe në vitin 2024 sepse treguam se është e mundur. Në shumë absolute, investimet kapitale këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë larg asaj që ne jemi mësuar të shohim ndonjëherë dhe struktura e investimeve kapitale gjithashtu ka ndryshuar", tha Bytyqi në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas hapjes në zgjerimin e objektit "Kokiçe" në përbërje të kopshtit "Veseli Cvetovi" në komunën e Kisella Vodës, ku morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Përtej kësaj, shtoi ai, kujdesemi për përmirësimin dhe rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit në sektorin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Po ashtu, siç tha ai, buxheti për vitin e ardhshëm parashihet edhe përgjysmimi i deficitit buxhetor krahasuar me këtë vit, ndërsa në vitet në vijim kthim në deficitin normal buxhetor.

Ai tha se të l[shiet sistematike nuk mund të eliminohen brenda një viti dhe shtoi se fakti që mbi 50 për qind e buxhetit shkon për transfertat sociale nuk është dhimbje nga viti 2024, por që nga pavarësia e shtetit.

Potencoi se realizimi i investimeve kapitale në Buxhetin e këtij viti është për momentin është 69 për qind dhe shtoi se vlera e investimeve kapitale nga 763 milionë është shkurtuar në 650 milionë euro. qa

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR