• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi në takim me përfaqësuesit e IFC-së nga grupacioni i Bankës Botërore për përkrahje më të madhe të sektorit privat në Maqedoninë e Veriut

Bytyqi në takim me përfaqësuesit e IFC-së nga grupacioni i Bankës Botërore për përkrahje më të madhe të sektorit privat në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, realizoi takim me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) i përbërë nga Rana Karadsheh, drejtoresha për Evropë, Nikollas Markier, menaxher rajonal për Ballkanin Perëndimor, si dhe përfaqësuesi për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, kumtuan sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, e ka shprehur falënderimin e tij për interesimin e IFC-së për ta zhvilluar sektorin privat në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u bisedua për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe IFC-së në pjesën e realizimit të projekteve që janë në interes të vendit tonë përmes përkrahjes së sektorit privat për furnizim të përmirësuar me energji elektrike dhe qasje të lehtësuar në financa.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, thuhet në kumtesë, në takim i ka inkurajuar përfaqësuesit e Grupacionit Ndërkombëtar Financiar IFC, në mënyrë aktive ta ndjekin bashkëpunimin rajonal gjithnjë e më intensiv ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, me ç'rast përkrahja e tyre do të ishte nga vlera e madhe në ndihmë të pjesëmarrjes së përbashkët të rajonit në tregjet evropiane dhe botërore. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR