• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi në "Forumin e Biznesit Kapaonik": Përmes bashkëpunimit rajonal drejt rritjes së konkurencës të ekonomive vendore

Bytyqi në

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonmoike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi sot mori pjesë në "Forumin e Biznesit Kapaonik", i cili mbahet në Serbi, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Bytyqi foli në panelin me temë "Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal". Ai theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe krijimi i ndërvarësisë së fortë ekonomike, në vend të varësisë, në rajon është rruga e cila gjithë Ballkanin Perëndimor do ta çojë drejt prosperitetit, rritjes, zhvillimit dhe rrezistencës së ekonomisë, megjithatë duke theksuar se në këtë mënyrë do të lehtësohet edhe përfshirja në tregun e vetëm evropian.

"Konkurrenca rajonale, kundrejt konkurrencës rajonale është zgjedhja jonë. Nismat rajonale duhet t'i pranojmë si mundësi për lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritjes së konkurrencës të ekonomive tona", tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Duke folur për sfidat e imponuara nga konteksti gjeopolitik, ai u kthye edhe në nevojën e "near shoring" te kompanitë që përballen me ndërprerje në zinxhirin e furnizimit.

"Sidomos në këtë periudhë  pas krizës near-shoring-i, është një mësim i qartë dhe i mësuar të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor menjëherë duhet ta aplikojnë dhe të përdorim afërsinë tonë deri në qendrat evropiane, të shndërrohemi në hapësirë ekonomike në të cilën realizohen investime të reja, të cilat do sjellin vlerë të shtuar", tha Bytyqi.

Ai iu referua edhe politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e konkurrencës së ekonomisë, ndërsa foli edhe për Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

"Njejtë i trajtojmë kompanitë vendase dhe të huaja, i ndihmojmë në mënyrë aktive që të jenë më konkurruese, të ndërtojnë kapacitete për të përmbushur standardet e larta në industri të ndryshme. Ne kemi shifra të konsiderueshme, vetëm përmes këtij ligji kemi mbështetur 919 kompani me rreth 100 milionë euro, të cilat kanë investuar rreth 500 milionë euro në ekonominë tonë. Në këtë mënyrë krijojmë një ekonomi konkurruese brenda vendit dhe krijojmë vlerë të shtuar", tha zëvendëskryeministri Bytyqi. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR