• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Në 10 ditët e ardhshme duhet të kuptojmë se kush do të jetë furnizuesi universal i energjisë elektrike

Bytyqi: Në 10 ditët e ardhshme duhet të kuptojmë se kush do të jetë furnizuesi universal i energjisë elektrike

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Sot do të hapen ofertat dhe do të vlerësohet nëse i përmbushin kushtet. Nuk e dimë se kush mund të aplikojë, tha sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi lidhur me tenderin për furnizuesin universal për energji elektrike.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas panelit "Përfitimet ekonomike nga integrimi në BE për kompanitë dhe qytetarët në Maqedoni të Veriut", Bytyqi vlerësoi se marzhi më i ulët mund t'i ulë faturat e rrymës për qytetarët.

"Sot do të ketë hapje të ofertave, do të bëhet kontrolli administrativ nëse i përmbushin kushtet ata që aplikuan. Nuk e dimë se kush mund të aplikojë. Më pas do të caktohet ofertë negative dhe ankand. Mendoj se tashmë në 10 ditët në vijim do të duhej të kuptojmë. Marzhi më i ulët i cili hyn në çmimin përfundimtar për shfrytëzuesit e fundit do të duhej t'i ulë çmimet dhe kjo është njëra prej ideve. Ne po bëjmë përpjekje me të gjitha investimet në burime ripërtëritëse dhe në transformim drejt 'energjisë së gjelbër', qytetarët të kenë çmime sa më të ulëta të rrymës si sjfrytëzuesit e fundit", theksoi Bytyqi.

Се знае кои се јавните институции поврзани со критиките од ЕУ за наводни злоупотреби на европските пари. Но, тие нема да бидат откриени додека не завршат предиситражните постапки кои се во те

Siç informuan sot në mëngjes për MIA-n nga Ministria e Ekonomisë, në orën 15:00 sot pasdite skadon afati për parashtrim të ofertave për tenderin për furnizues të ri universal. Komisioni për evaluim më pas duhet t'i hapë ofertat dhe të shohë nëse i përmbushin kushtet.

Furnizuesit universal "EVN Houm" më 30 qershor 2024 i skadon marrëveshja pesëvjeçare për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregullt. Për atë shkak, Qeveria më 11 dhjetor 2023 publikoi konkurs publik për zgjedhje të furnizuesit të ri universal që në pesë vitet e ardhshme, duke filluar prej 1 korrikut 2024, do të duhet t'i furnizojë me rrymë konsumatorët e tregut të rregullt. Është paraparë zgjehdja të bëhet përmes ankandit elektronik në të cilin kusht është të ofrohet marzhi përfitues më i ulët se 11,5 për qind, aq sa paraqet marzhi i furnizuesit të deritanishëm universal "EVN Houm". ab/

Foto: МIА arkivi dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR