• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Mbetemi në rrugën për mbështetje sistematike në luftën për të drejtat e punëtorëve

Bytyqi: Mbetemi në rrugën për mbështetje sistematike në luftën për të drejtat e punëtorëve

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Puna juaj është ajo që e mban komunitetin tonë. Ju jeni shtylla kurrizore e shoqërisë sonë dhe ne e njohim dhe vlerësojmë kontributin tuaj në suksesin tonë të përbashkët dhe zhvillimin ekonomik, thotë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi në video urimin drejtuar punëtorëve dhe punëtoreve me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës.

"Sot shprehim respekt për angazhimin tuaj në vendet e punës, për profesionalizmin dhe etikën tuaj të punës, festojmë punën, përkushtimin dhe kontributin e juve punëtorëve dhe punëtoreve, për të mirën tonë dhe për të mirën e brezave të ardhshëm. Pas disa vitesh rritjeje të vazhdueshme të mbështetjes për punëtorët, politika sociale në vendin tonë nuk duhet të varet më kurrë nga vullneti i individëve dhe as nga marketingu partiak", thotë Bytyqi.

Ai përkujton se prej vitit 2017 rroga minimale e rritëm për mbi 100 për qind dhe sot ajo është 20.175 denarë,ndërsa gjatë krizës së shkaktuar nga Kovid-19, Qeveria ndihmoi për shpëtim të 250.000 vendeve të punës dhe mbështetëm 35 mijë kompani.

"Të dashur punëtorë dhe punëtore, këto nuk janë fjalë boshe, por janë numra real. Siguruam që e diela të jetë ditë jo pune, kurse për ata që zgjedhin të punojnë është siguruar mëditje e dyfishtë. Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi një marrëdhënie partneriteti me sindikatat dhe jemi vazhdimisht në këmbë bashkë përpara sfidave të radhës siç janë marrëveshja e përgjithshme kolektive si dhe harmonizimi i pagave me rritjen e pagës minimale", thekson Bytyqi.

Ai thekson se Qeveria mbetet e vendosur në rrugën për të mbështetur sistematikisht luftën për të drejtat e punëtorëve, nuk do të mbeteni kurrë të vetëm, do të keni gjithmonë një aleat në luftën për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e juaja.

"Le të jetë kjo ditë një kujtim i rëndësisë së lëvizjes punëtore dhe një thirrje për të vazhduar luftën për paga më të larta, kushte të sigurta pune dhe të drejta të punëtorëve. Gëzuar 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punës. Dhe nesër, por dhe çdo ditë në vijim, Qeveria mbetet një partner i sinqertë i punëtorëve dhe punëtoreve", potenconj Bytyqi në porosinë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR