Bytyqi: Kompanitë vendase janë brendi jonë, investuan mbi gjysmë miliard euro, që është akt kulmor patriotik
- Kompanitë vendase janë brendi jonë, në vitet e kaluara është investuar mbi gjysmë miliard euro, që, sipas meje, është akt kulmor patriotik, tha sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
- Post By Fami Bajrami
- 13:25, 27 dhjetor, 2023
Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Kompanitë vendase janë brendi jonë, në vitet e kaluara është investuar mbi gjysmë miliard euro, që, sipas meje, është akt kulmor patriotik, tha sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Ai në konferencën për media në Qeveri njoftoi se gjashtë vitet e kaluara mbështetja shtetërore për ndërmarrjet vendase është rritur për 12,7 herë, prej 3,1 milionë euro në vitin 2018, në 39,6 milionë euro këtë vit.
"Kjo, në raport me zero ndihmë shtetërore drejt zero ndërmarrjeve vendase në vitin 2017 është krahasim, që nuk ka nevojë ta bëjmë", potencoi Bytyqi.
Por, edhe ndërmarrjet, tha, ishin këmbëngulëse dhe profesionistë, edhe në kushte krize arritën të punonin, të investonin dhe të hapnin vende të reja pune.
"Ndërmarrjet vendase janë përkrahur në kriza të mëdha dhe janë inkurajuar të investojnë, t'i mbajnë vendet e punës dhe të hapin të reja. I përgëzoj për këmbënguljen, profesionalizmin dhe rezistencën në disa vitet e fundit. Ju përmes LPFI-së investuat mbi gjysmë milion euro dhe për mua ky është akti kulmor patriotik. Së bashku kontribojmë në ristrukturimin e ekonomisë vendase. Ju jeni brendi jonë vendor, ju jeni ekonomia jonë e suksesshme vendore", theksoi Bytyqi.
Ai informoi se në fillim të vitit të ardhshëm, pritet të votohet Zhvillimi strategjik kombëtar për 20 vitet e ardhshme.
"Kjo do të thotë se për herë të parë kemi arritur koncenzus se prioritetet shtetërore kanë përparësi para atyre personale dhe partiake", tha zëvendës kryeministri.
Në konferencën për media, ku mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Bytyqi edhe një herë tha se zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar rajonal është angazhim politik i kësaj Qeverie, sepse çdo qytetar, siç tha, meriton një mundësi, një shans dhe kushte të barabarta në vendbanimin e tij. ss/bsh/
Foto: printskrin