• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: I mbështesim kompanitë ta zhvillojnë prodhimin dhe konkurrencën e vet në tregje të huaja

Bytyqi: I mbështesim kompanitë ta zhvillojnë prodhimin dhe konkurrencën e vet në tregje të huaja
Shkup, 1 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, i angazhuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi e vizitoi kompaninë TECUP nga Tetova, e cila merret me prodhimin e letrës dhe kartonit dhe të cilën Qeveria e mbëhstetë përms ligjit për mbështetje financiare.
 
Bytyqi tha se bëhet fjalë për kompani e cila punon me materiale cilësore dhe bioshpërbërëse, të prështatshme për mjedisin jetësor.
 
Zëvendëskryeministri informoi se kompania TECUP është mbështetur përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, sepse bëhet fjalë për kompani prodhimet e së cilës janë në pajtim me ISO standardet në harmoni me Marëvehsjen e gjelbër evropiane, ndaj së cilës Qeveria është e përkushtuar me seriozitet.
 
Shuib Veseli, një prej pronarëve të kompanisë TECUP u falënderua për mbështetjen financiare për të cilën tha se është e mirëseardhur për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, të cilat do të kontribuojnë për vlerën e shtuar të kompanisë. ab/
 
foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR