• e premte, 22 nëntor 2024

Bytyqi: Furnizimi i automjeteve për Qeverinë përmes lizingut është në program të rregullt

Bytyqi: Furnizimi i automjeteve për Qeverinë përmes lizingut është në program të rregullt

 Shkup, 13 mars 2024 (MIA)  - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Qeverinë teknike, Fatmir Bytyqi, thotë se furnizimi i qeverisë për 45 automjete përmes lizingut është në program të rregullt dhe se realizimi real është në nëntor.

 "Është në planin afatmesëm, dihet në sa kilometra janë ndërrohen automjetet zyrtare dhe nuk furnizohen tani. Mendoj se do të duhet deri në nëntor të furnizohen kur realisht do të realizohet, por  sepse është në planin e rregullt të furnizimit, në programe, pavarësisht nga procesi zgjedhor, shteti dhe institucionet funksionojnë", tha Bytyqi në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së kompaniasë vendore që është shfrytëzuese e mjeteve nga Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve.

 Bytyqi theksoi se ka shërbime kompetente që vendosin se cila është mënyra më efikase për blerjen dhe lizing dhe se lizingu operativ dhe financiar  në mbarë botën është mekanizmi më i përdorur për automjetet zyrtare për shkak të shpenzimeve më të ulëta për mirëmbajtje.

 "Nga përvoja ime jashtë politikës, tregoj se lizingu operativ dhe financiar në mbarë botën është mekanizmi më i përdorur për automjetet zyrtare, sepse shikuar në plan afatgjatë shpenzimet për mirëmbajtje janë shumë më të ulëta në atë lloj. Nëse shkoni në ndonjë vend evropian të BE-së automjetet zyrtare mbi 90 për qind janë përmes një lizingu të caktuar që e përdorin, operativ ose financiar. Te ne ende kjo është e huaj, por mendoj se  ndërkaq për shpenzim efikas të resurseve", tha Bytyqi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR