• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi do të dorëzojë parashtresë deri te KMK-ja, që të kontrollohet nëse tregtarët të harmonizuar i rrisin çmimet e prodhimeve

Bytyqi do të dorëzojë parashtresë deri te KMK-ja, që të kontrollohet nëse tregtarët të harmonizuar i rrisin çmimet e prodhimeve

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi paralajmëroi se të martën në Komisionin për mbrojtje nga konkurrenca, personalisht do të dorëzojë parashtresë që të kontrollohet nëse tregtarët në mënyrë të harmonizuar i rrisin çmimet e prodhimeve themelore ushqimore.

"Të martën në ora 10 do të shkoj në Komisionin për mbrojtje nga konkurrenca që të dorëzoj parashtresë që të fillojnë të veprojnë në industrinë e qumështit dhe në industritë tjera", tha Bytyqi sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të IPARD 3 programit në Shkup.

Paraprakisht, nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës sqaruan se ata nuk munden me vetiniciativë t'i kontrollojnë tregtarët nëse në mënyrë të harmonizuar i dakordojnë çmimet dhe që të veprojnë, nevojite të dorëzohet parashtresë.

Të martën në seancë të Qeverisë, siç paralajmësoi Bytyqi, do të miratohet edhe masë në pjesën e industrisë së qumështit, për shkak të mungesës së qumështit, me çka prodhuesit do të mund në mënyrë adekuate të intervenojnë.

"Ne nuk mund t'ua zvogëlojmë çmimet që ata të punojnë me humbje. Atë askush nuk e pret, por po ashtu nuk mund të lejojmë që në kurriz të prodhuesve dhe në kurriz të qytetarëve, fitimin më të madh ta bëjnë ata që i shesin prodhimet", tha Bytyqi. 

Lidhur me çmimet e rritura të pemëve dhe perimeve, Bytyqi tha se vendi ende është i varur në aspekt të importit, por se prodhimi vendor i ushqimit është rritur në krahasim me viitn 2016.

"Kur keni vend, i cili është i varur në aspektin e importit të prodhimeve themelore ushqimore, nuk mund të prisni që për pesë vite do ta bëni vendin të orientuar për eksport, të sigurojë sasi të majftueshme për tregun e brendshëm dhe plus të eksportojë. Sot prodhohet për 70 për qind më shumë se në vitin 2016, por nuk është mjaftueshëm që të sigurohet prodhim i plotë vendor për tregun e brendshëm", tha Bytyqi. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR