• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bytyqi - Ageler: Është e domosdoshme që shteti të ruajë drejtimin strategjik evropian

Bytyqi - Ageler: Është e domosdoshme që shteti të ruajë drejtimin strategjik evropian

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, sot patën takim me përfaqësuesit e Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut. 

"Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në NATO garantoi siguri dhe stabilitet, të cilat janë parakushtet bazë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke mundësuar një ambient të parashikueshëm për tregti dhe investime, është konstatuar bashkërisht në takim", qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. 

 

Në kuadër të proceseve integruese evropiane të vendit, u vlerësua bashkërisht se anëtarësimi në NATO luan një rol kyç, duke treguar përkushtimin e vendit ndaj vlerave demokratike, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, gjë që është thelbësore për anëtarësimin e plotë në BE.

"U konfirmua qëndrimi se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ruajë drejtimin strategjik evropian, si i vetmi që promovon paqen dhe çon në prosperitet të mbarë shoqërisë" bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

 Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR