• e shtunë, 23 nëntor 2024

Buxheti i FIZHT-së është dëmtuar për 3,2 milionë euro nga kompani që kanë marrë grante për projekte të dështuara ose fiktive

Buxheti i FIZHT-së është dëmtuar për 3,2 milionë euro nga kompani që kanë marrë grante për projekte të dështuara ose fiktive

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Rreth 60 kompani me aktivitete të ndryshme që morën para nga shteti për projekte inovative dhe zhvillim në vend që t'i realizonin ato, kanë pasur projekte pa rezultat ose kanë qenë fiktive apo “fantome”. E kanë dëmtuar buxhetin dhe i kushtojnë gjithsej 192.888.642 denarë ose rreth 3,2 milion euro Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) ku në vitet e fundit kanë marrë grante për të mbështetur projekte.

Këtë e ka treguar revizioni aktual i brendshëm i realizuar nga menaxhmenti i ri i FIZHT-së. U.d drejtor Nikolla Dodov sot në konferencën për media tha se janë zbuluar parregullsi të rënda në punën e Fondit i cili ka ndarë para pa plotësuar kriteret për mbështetjen e projekteve dhe në kundërshtim me rregulloret dhe dispozitat e Ligjit për veprimtari inovative, para janë marrë edhe nga institucionet private shëndetësore të cilat i kanë përdorur për të blerë pajisje mjekësore.

Dodov njoftoi se do të merren "hapa ligjor ndaj atyre që nuk respektuan marrëveshjet dhe detyrimet ligjore". Nga 60-të kompani të cilat janë objekt hetimi, tha ai, tashmë kanë filluar procedurat për pagesën e kërkesave pranë përmbaruesit kompetent, ndërsa disa prej tyre janë në procedurë për paraqitjen e kallëzimeve penale në Prokurori dhe padive civile që do të trajtohen më tej nga prokuroria kompetente, gjegjësisht gjykatat kompetente.

"Nuk i përmbushën detyrimet dhe shpërdoruan fondet për projekte fantome që nuk dhanë rezultatet e pritshme, ndërsa disa institucione shëndetësore private përdorën fondet gjatë krizës së koronavirusit kur shëndeti publik ishte në kolaps. Borxhi prej rreth 3.2 milionë euro nuk është kthyer ende në buxhetin e shtetit. Menaxhmenti i ri po ndërmerr masa dhe tashmë janë grumbulluar rreth 600 mijë euro. Revizioni i brendshëm identifikoi kontrata të pahijshme dhe praktika të dyshimta, përfshirë firma të lidhura me zyrtarë politikë. Kontratat me parregullsi ligjore, konflikt interesi dhe fshehje të të dhënave minojnë më tej kapacitetet e Fondit", tha Dodovi.

Ai theksoi se revizioni ka zbuluar kompani që kanë marrë grante të shumta për projekte identike dhe dy qytete të vendit janë favorizuar për të marrë mjete, gjegjësisht kanë pasur përqindjen më të lartë të financave të ndara për kokë banori. Niv Dodov nuk e bëri të ditur këtë në këtë konferencë për media, por i quajti “më inovativët”, pasi siç tha ai, "nga 50 projekte, 40 kanë përfunduar në ato dy qytete".

Ai tha se sipas hetimit, një menaxher kompanie ka menaxhuar katër kompani të ndryshme që merrnin mjete nga Fondi.

"Është shqetësues fakti se gati 80 për qind e mjeteve që merr nga këto kompani transferohen në të njëjtën kompani dhe për të njëjtin shërbim, gjatë aktiviteteve të projektit. Kjo krijon dyshime legjitime për praktika joetike dhe korrupsion", tha Dodov i cili nuk zbuloi më shumë detaje. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR