• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bursat aziatike rriten pasi që Trampi i suspendoi doganat e reja

Bursat aziatike rriten pasi që Trampi i suspendoi doganat e reja

Tokio, 10 prill 2025 (MIA) - Bursat nëpër Azinë Lindore sot u rritën, pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi pauzë prej 90 ditëve të doganave të sapovendosura.

Indeksi japonez Nikei 225 shënoi një prej rritjeve më të shpejta, me 2.664,62 pikë, apo 8,4 për qind, deri 34.378,65 rreth një orë pas hapjes në mëngjes.

Kjo pasoi pas deklaratës së Trampit se disa dogana do të suspendohen përkohësisht, edhe pse shkalla universale e doganave prej 10 për qind do të mbetet në fuqi gjatë pauzës tremujore. Ndërkohë, ai tha se doganat për mallrat kineze plotësisht do të rriten në 125 për qind.

Bursat në Kinë gjithashtu u hapën lartë, duke i mënjanuar kufizimet tregtare shtesë të SHBA-së ndaj Pekinit. CSI 300, i cili i ndjekë aksionet kryesore në Kinën kontinentale, u rrit për 1,7 për qind në 3.749,13, përderisa indkesi Hang Seng në Hong Kong u përforcua 2,7 për qind dhe u hap në 20.810,43 pikë.

KOSPI jugkorean u ngrit për mbi 5 për qind, ndërsa përgjigja e tregut në Tajvan ishte akoma më pozitive, me ç'rast indeksi u rrit për 9,2 për qind në hapje.

Tajvani shfaqi gatishmëri të negociojë për ulje të doganave dhe ta rrisë importin nga SHBA-ja, aleat i tyre kyç në konfliktin me Kinën, e cila Tajvanin e konsideron si pjesë të territorit të vet.

Rikuperim të përnjëhershëm shënuan edhe aksionet amerikane. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR