• e premte, 14 mars 2025

Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviqin, pasi pranimit të fajit për vrasjen pas qendrës tregtare "Mavrovasja"

Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviqin, pasi pranimit të fajit për vrasjen pas qendrës tregtare

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup e dënoi Elvin Kurtoviqin me burg të përjetshëm, pasi u deklarua fajtor për vrasjen pas qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup më 20 gusht të vitit të kaluar.

Gjyqtarja Monika Bahçovanovska, para publikimit të aktgjykimit lexoi ekspertizën e një psikiatri për të akuzuarin, në të cilën e vlerësoi atë si person të shëndoshë mendor me inteligjencë normale.

"Ekspertiza tregoi se në evidencën ndëshkuese prej 16 vitesh, është dënuar për vjedhje, dhunë, aksidente trafiku, falsifikim... ndërsa, ka pasur dënime edhe jashtë vendit. Që në fillim të adoleshencës, ai kishte probleme me sjelljen antisociale, mospërfillje të theksuar të normave shoqërore dhe pamundësi për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme, tolerancë të ulët dhe prirje ndaj dhunës. Kur kreu veprën penale, ai ishte në çdo kohë racional dhe me shëndet të mirë mendor", deklaroi gjyqtarja Bahçovanovska.

Sipas aktakuzës, personi akuzohet për vrasje, vrasje në tentativë dhe prodhim, posedim, përpunim dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese.

Sipas PTHP-së Shkup, i akuzuari, më 20 gusht të vitit 2024, pas qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup, për përfitim, me një të shtënë me armë zjarri – pistoletë, ka privuar nga jeta të dëmtuarin Vasil Eftimov, pas çka me armë e ka kërcënuar gruan e tij dhe ia ka marrë çantën që e mbante në krah dhe një arkë me ngjyra me vegla të ndryshme artizanale, të cilat i dëmtuari i kishte në automjet. Më vonë gjatë ditës, kur nënpunësit policorë e kanë kapur të akuzuarin së bashku me një person tjetër në një veturë në rrugën "Stojna Stefkova" në Shkup, ai ka dalë nga dera e bashkëudhëtarit dhe ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të katër policëve në tentim për t'i vrarë. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR