• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bullgaria nga marsi do ta ndalojë transportin e naftës së papërpunuar ruse

Bullgaria nga marsi do ta ndalojë transportin e naftës së papërpunuar ruse

Sofje, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Bullgaria do ta ndalojë transportin e naftës nga Rusia deri më 1 mars vitin e ardhshëm, edhe pse ka leje të veçantë nga Brukseli që të vazhdojë me atë deri më 1 tetor.

Vendimi i djeshëm i Parlamentit ishte shtyrë nga shumica pro-perëndimore në pushtet dhe me të i jepet fund eksportit të produkteve nga nafta e papërpunuar ruse nga 1 janari.

Rregullat e reja kryesisht do të ndikojnë në rafinerinë Lukoil Naftohim me shumicë pronësore të Rusisë, që gjenden në perëndim të portit bullgar Buras në Detin e Kuq.

Përjashtimi nga Brukseli për import të naftës ruse nuk e ka shtyrë deri tani rafinerinë të kalojë në furnizues alternativ. ss/bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR