• e premte, 05 dhjetor 2025

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

Bujar Osmani: Programin për Çairin e formësojmë së bashku me qytetarët

Shkup, 16 gusht 2025  

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, që nga dje ka filluar fushatën në terren për mbledhjen e ideve dhe propozimeve për programin. Me komunikim të drejtpërdrejtë derë më derë, takime dhe biseda të hapura me banorët, Osmani po e ndërton programin për Çairin së bashku me ata që i njohin më së miri problemet - qytetarët e Çairit, theksohet në komunikatën e BDI-së, që MIA e transmeton në formë integrale.

"Çairi do të ketë programin më të plotë dhe më të argumentuar deri tani – program që do të dalë nga çdo cep, çdo rrugë, çdo lagje. Asnjë ide nuk do të jetë e vogël, asnjë propozim nuk do të mbetet pa u shënuar. I ftoj qytetarët të përfshihen dhe të kontribuojnë që së bashku ta ngremë komunën nga hiri", deklaroi Osmani. 

 Qytetarët mund të paraqesin propozimet e tyre për komunën përmes kontaktit të drejtpërdrejtë në terren, me telefon apo në mënyrë elektronike. Çdo ide do të ndihmojë në formësimin e planit që do t’i mundësojë Çairit më në fund të ecë përpara dhe t’i zgjidhë problemet e grumbulluara ndër vite.

 https://www.swisstransfer.com/d/a9c7d662-8e3d-4ee0-82e8-953387021870

 Bashkimi Demokratik për Integrim
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR