• e premte, 05 dhjetor 2025

"Brukseli u shndërrua në projekt ushtarak": Orban dhe Fico me kritika të ashpra ndaj BE-së në ceremoninë e urës "Maria Valeria"

Estergom, 29 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë dhe ai i Sllovakis, Viktor Orban dhe Robert Fico, mbajtën në fjalim të përbashkët me rastin e 130 vjetorit të inaugurimit të urës "Marija Valeria", që i lidhë qytetitn hungarez Estergom dhe atë sllovak Shturovo. 

Të dy liderët, të cilët konsiderohen si zëra ndryshe brenda Bashkimit Evropian për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj shkëputjes së lidhjeve me Moskën, i shfrytëzuan fjalimet e tyre për të drejtuar kritika të ashpra ndaj Brukselit. 

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, theksoi se, megjithëse shumëkush do të dëshironte të shihte përçarje mes liderëve të të dyja vendeve, ata janë të përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve sllovako-hungareze.

"Erdha mes njerëzve të zakonshëm, të mirë", tha Fico, duke shtuar se ky është një rast veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh gënjeshtrat dhe urrejtjen me të cilat "kundërshtarët tanë na sulmojnë".

Dua ta ndërtoj Sllovakinë në të njëjtën mënyrë siç Viktor Orban po e ndërton Hungarinë", deklaroi Fico. Ai theksoi se ndan qëndrimin e Orbanit se e vetmja përgjigje ndaj sulmeve të jashtme është sovraniteti kombëtar, i cili duhet të jetë motiv udhëheqës në punën e përditshme të politikanëve që synojnë t’i shërbejnë kombit të tyre.

Fico përmendi edhe ndryshimet e fundit kushtetuese në Sllovaki, të cilat e përkufizojnë martesën si bashkësi mes një burri dhe një gruaje, "sepse kjo është normale". Ai theksoi se dispozita më e rëndësishme kushtetuese është ajo që përcakton se në çështje etike, morale dhe kombëtare, ligji kombëtar ka përparësi ndaj ligjit ndërkombëtar.

Të dy liderët kritikuan ashpër planin e Bashkimit Evropian për ndërprerjen graduale të gazit dhe naftës ruse.

"Askush nuk duhet të na tregojë se nga ku të blejmë naftë dhe gaz", tha Fico. "Sipas së drejtës ndërkombëtare, një shtet sovran është ai që vendos për përbërjen e vet energjetike. Unë ndaj qëndrimin e kryeministrit të Hungarisë se vendimi ideologjik-politik për shkëputje të plotë të Evropës nga nafta dhe gazi rus jo vetëm që do t’i dëmtojë më së shumti Hungarinë dhe Sllovakinë, por do t’i shkaktojë dëm të konsiderueshëm të gjithë Bashkimit Evropian", vlerësoi kryeministri sllovak. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR