• e hënë, 23 dhjetor 2024

Britania e Madhe nuk planifikon t'i dorëzojë aeroplanë Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit Sunak

Britania e Madhe nuk planifikon t'i dorëzojë aeroplanë Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit Sunak

Londër, 15 maj 2023 (MIA) - Britania nuk planifikon të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase njoftoi  se do të ishte e lumtur nlse përdor F-16, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak.

Në pyetjen nëse Britania do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë, zëdhënësi tha: “Nuk ka plane për një gjë të tilllë”. 

"Ukrainasit kanë vendosur të trajnojnë pilotë të F-16, ndërsa e dini që RAF-i nuk i përdor", tha zëdhënësi, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski  ndodhet për vizitë në Britani të Madhe dhe nga Perëndimi kërkon  të dërgojë aeroplanë luftarakë. 

 Zelenski shtoi se është optimist për "vendimet e ardhshme shumë të rëndësishme" për dërgimin e aeroplanëve luftarakë që i kërkon nga vendet perëndimorepër mbrojtje nga invadimi rus.

"Dam të krijojmë një “koalicion  për aeroplanë” dhe jam shumë optimist për këtë, biseduam për atë  dhe mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, do të informoheni për vendimet që   i konsideroj shumë të rëndësishme”, u tha Zelenski gazetarëve pas bisedës me Sunakun. 

Britania e Madhe, e cila është ndër vendet kryesore që ndihmon Kievin, javën e kaluar  publikoi se do të dërgojë raketa lundrimi Storm Shadow në Ukrainë, me çfarë do të bëhet vendi i parë që e furnizon atë me armë të tilla me rreze të gjatë.

Londra në vitin 2022 i dërgoi Kievit ndihmë ushtarake me një vlerë prej  2.65 miliardë euro, ndërsa qeveria paralajmëroi  se do të vazhdojë të ndihmojë në atë nivel këtë vit, që është ndihma e dytë më e madhe për vendin, pas asaj të  SHBA-së. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR