Breton: Çelësi i zgjidhjes së konfliktit të Lindjes së Mesme është në duart e Iranit
- Edhe krahas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp, çelësi për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme është në duart e Teheranit, deklaroi sot Tieri Breton, ish-komisioner Evropian për Tregun e Brendshëm për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024, në administratën e parë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
- Post By Melahat Baftija
- 10:57, 6 prill, 2026
Paris, 6 prill 2026 (MIA) - Edhe krahas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp, çelësi për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme është në duart e Teheranit, deklaroi sot Tieri Breton, ish-komisioner Evropian për Tregun e Brendshëm për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024, në administratën e parë të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Breton tha se zhbllokimi dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe detare për rrjedhën globale të gazit dhe naftës, varet vetëm nga vullneti i qeverisë iraniane, raporton BFM TV.
"Ata që mbajnë çelësin e zgjidhjes janë iranianët, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Iranianët janë organizuar dhe nuk janë vetëm. Ai vend ka hyrë në një luftë asimetrike, duke u përballur me ushtrinë më të mirë në botë, dhe është përgatitur për atë konflikt", pohoi Breton.
Sipas tij, pavarësisht suksesit të operacionit për të shpëtuar pilotin amerikan që ra pas vijave amerikane, Thierry Breton ende e sheh Iranin në një pozicion të fortë.
"Kina po furnizon komponentë, njohuri, koordinata GPS. Pentagoni po fillon të shqetësohet, rezervat ushtarake po pakësohen. Donald Trump është nën presion, veçanërisht nga votuesit amerikanë", vuri në dukje Breton.
Afati 10-ditor i presidentit të SHBA-së Donald Tramp për Iranin për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit skadon sonte, por ai e zgjati afatin me 20 orë dhe konfirmoi në rrjetin e tij Truth Social se afati i ri është e marta në orën 8:00 të mbrëmjes sipas orës lindore.
"Irani po negocion kalimin nëpër Hormuz me vende, siç janë Filipinet, një aleat i SHBA-së, me Vietnamin dhe Tajlandën. Ngushtica e Hormuzit nuk është e mbyllur për të gjithë. Po bëhen përpjekje diplomatike në marrëdhëniet me Iranin", theksoi Breton, duke shtuar se është logjike që anijet e amerikanëve dhe aleatëve të tyre janë të bllokuara dhe se kjo e irriton Donald Tramp.
"Presidenti amerikan ka kërcënuar se ferri do të mbretërojë mbi Iranin nëse konflikti vazhdon. Ai mund të urdhërojë shkatërrimin e urave ose termocentraleve, por ky është një krim kundër njerëzimit", tha politikani francez. mb/
Foto: MIA