• e martë, 02 korrik 2024

Bregu i Fildishtë kundërshtar i Nigerisë në finalen e Kupës afrikane të kombeve

Bregu i Fildishtë kundërshtar i Nigerisë në finalen e Kupës afrikane të kombeve

Abixhan, 8 shkurt 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Bregut të Fildishtë do të luajë në finale të Kupës afrikane të kombeve, pasi mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë e ka mundur DR Kongon me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Sebastian Ale në minutën e 65-të.

Kundërshtar i nikoqirit në finalen e madhe do të jetë Nigeria, e cila më herët ka shënuar fitore ndaj Afrikës së Jugut pas realizimit të penaltive.

Finalja do të luhet të dielën (11 shkurt) në ora 21:00. Një ditë më herët është ndeshja për vendin e tretë mes Dr Kongos dhe Afrikës së Jugut. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR