• e hënë, 23 dhjetor 2024

Brazili e nxori ushtrinë në kufirin me Venezuelën për shkak të mospajtimeve rreth rajonit të pasur me naftë

Brazili e nxori ushtrinë në kufirin me Venezuelën për shkak të mospajtimeve rreth rajonit të pasur me naftë

Brazili, 30 nëntor 2023 (MIA) - Brazili i përforcoi aksionet mbrojtëse përgjatë kufirit të vet verior përderisa e vëzhgon kontestin territorial mes fqinjeve - Guajana dhe Venezuela, kumtoi dje Ministria e Mbrojtjes.

"Ministria e Mbrojtjes e ndjekë situatën. Janë përforcuar veprimet mbrojtëse në rajonin verior kufitar të vendit, me çka promovohet prani e shtuar ushtarake", eket në kumtesë, transmetojnë agjencitë.

Vendimi i Brazilit për të sistemuar më shumë resurse të veta ushtarake në veri të vendit vjen në kohën e tensioneve në rritje mes Venezuelës dhe Guajanës rreth rajonit të pasur me naftë, i njohur si Esekiba apo Esekibo, që përbën mbi dy të tretat e masës së përgjithshme tokësore të Guajanës.

Pohimet e Venezuelës për Esekibon, që është burim i kontestit të gjatë territorial, sërish u ndezën në vitet e fundit pasi që Guajana zbuloi naftë dhe gaz në afërsi të kufirit detar. Ky rajon përfshin mbi dy të tretat e territorit të përgjithshëm të Guajanës.

Banorët e Venezuelës më 3 dhjetor do të votojnë në referendum për "të drejtat" e Esekibos.

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) pritet nesër të sjellë vendim për kërkesën e Guajanës për anulim të referendumit. Qeveria e Venezuelës kumtoi se do të vazhdojë me procedurën pa dallim gjithçkahit.

Venezuela protestoi kundër tenderit për naftë që Guajana e filloi në shtator, duke pohuar se rajonet ofshor janë kontestuese dhe se kompanitë që  ndanin fushat nuk do të kenë të drejtë t'i hulumtojnë.

Mediumet amerikane theksojnë se Venezuela çdoherë e ka konsideruar Esekibon territor të vetin sepse ai rajon ka qenë pjesë e saj gjatë sundimit kolonial spanjoll.

Interesi i Venezuelës për Esekibon dukshëm u rrit në vitin 2015 kur kompania amerikane "Ekson Mobil" (ExxonMobil) kumtoi se ka gjetur sasi të shpaguesshme komerciale të naftës në burimet afër broigjeve të rajonit kontestues. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR