• e mërkurë, 22 janar 2025

Bozhinovska-Kasijev: Intensifikohet partneriteti energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Azerbejxhanit

Bozhinovska-Kasijev: Intensifikohet partneriteti energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Azerbejxhanit

Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Azerbejxhanit për Maqedoninë e Veriut me seli në Beograd, Kamil Kasijev.

Siç informon Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks në energjetikë si fushë e rëndësishme nga interesi i ndërsjellë.

"Në takim është biseduar edhe aktivitetet në vijim të Maqedonisë për rritjen e pavarësisë energjetike. Ministrja Bozhinovska theksoi se vendi në mënyrë aktive punon në krijimin e kushteve të reja për furnizimin me gaz natyror me çmime konkurruese dhe është e gatshme t'i hetojë mundësitë për thellim të bashkëpunimit energjetik me Azerbejxhanin, i cili konsiderohet një partner i rëndësishëm në rajon", qëndron në kumtesë.

Ambasadori i Azerbejxhanit theksoi gatishmërinë e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit me vendin tonë, duke theksuar se kreu shtetëror, duke e prëfshirë edhe ministrin për Energjetikë dhe presidentin e Azerbejxhanit, në mënyrë aktive mbështesin nismat në sektorin energjetik.

Gjatë bisedave, siç theksohet, ishte shprehur gatishmëri për lehtësimin e kontakteve direkte dhe takimeve në nivel më të lartë, me qëllim të realizimit të projekteve nga interesi i ndërsjellë. Plotësisht në takim është theksuar se këtë vit në Azerbejxhan do të mbahen disa takime dhe forume të rëndësishme nga fusha e energjetikës, me ç'rast këto ngjarje do të paraqesin mundësi për përforcimin e bashkëpunimit.

Nga Ministria e Eneegjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale përkujtojnë se ky takim bazohet në aktivitetet e fundit për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh. Në nëntor të vitit të kaluar, në Samitin për ndryshimet klimatike KOP29 në Baku, ministrja Bozhinovska dhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizuan takim me presidentin e Azerbejxhanit Ilham Aliev, i cili e shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, veçanërisht në pjesën e gazifikimit të Maqedonisë. Plotësisht, në të njëjtën periudhë, EMV dhe SOKAR, kompani shtetërore e Republikës së Azerbejxhanit, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me të cilin hapen mundësitë për të përmirësuar disponueshmërinë e gazit natyror dhe sigurimin e furnizimit stabil me çmime konkurruese.

Azerbejxhani luan një rol të rëndësishëm në sektorin energjetik në rajon, me furnizimin e gazit natyror përmes interkonektorëve të ndryshëm. Bullgaria merr gaz nga Azerbejxhani përmes interkonektorit me Greqinë, që dukshëm ndryshon hartën energjetike të Evropës. Serbia, gjithashtu, nënshkruan marrëveshje për furnizim me gazin e Azerbejxhanit, me plane për dërgesë të 400 milionë metra kub gaz në vit deri në vitin 2026. sa/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR