Bozhinovska - Sultrom: Përkrahje suedeze për reformat energjetike dhe projektet infrastrukturore në Maqedoni
- – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në vend, Ola Sulstrom.
- Post By Fitore Curri
- 16:26, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në vend, Ola Sulstrom.
Në takim, siç informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ishte konfirmuar bashkëpunimi i mirë i deritanishëm ndërmjet dy vendeve dhe ishte shprehur interesimi i përbashkët për thellimin e tij, veçanërisht në pjesën e energjetikës dhe projekteve infrastrukturore.
Ministrja Bozhinovska e ka njoftuar ambasadorin Sultrom me projektet strategjike kyçe të ministrisë së këtij dikasteri, si dhe me planet për përshpejtim të tranzicionit energjetik. Ajo theksoi se Maqedonia është e përkushtuar në modernizimin e sistemit energjetik, rritjen e pjesëmarrjes në burimet e rinovueshme dhe përmirësim të qëndrueshmërisë energjetike, që hap mundësi për bashkëpunim me partnerët dhe kompanitë suedeze.

“Në fokus të bisedës ishte edhe mundësia e shfrytëzimit të Fondit të Dokumentacionit Teknik (TDF), instrument përmes të cilit Suedia mbështet përgatitjen e dokumentacionit teknik për projektet e infrastrukturës dhe energjisë. Deri më tani, projektet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë marrë pjesë në këtë fond, ndërsa ministrja Bozhinovska theksoi se pjesëmarrja në TDF mund të jetë e rëndësishme për avancimin e projekteve në fushat e efikasitetit të energjisë, modernizimit të infrastrukturës dhe zgjidhjeve inteligjente të energjisë, duke pasur parasysh përvojën e gjerë të kompanive dhe institucioneve suedeze në këto fusha”, qëndron në kumtesë.
Ambasadori Sulstrom në takim ka theksuar se një numër i madh i kompanive suedeze janë të interesuara për ngjarjet në sektorin energjetik në Maqedoni dhe rajon dhe shprehu dëshirë të nxitet bashkëpunim më i madh ekonomik, si përmes pranisë së firmave suedeze në tregun energjetik, ashtë edhe përmes performancës së kompanive të Maqedonisë në tregun suedez.
Sultrom theksoi se Suedia mbetet mike e fuqishme dhe mbështetëse e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane dhe shfaqi shpresë se vendi do të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian shumë shpejtë. fc/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale