Bozhinovska: Po bëjmë gjithçka për të përmirësuar lidhshmërinë energjetike me fqinjët
- Po bëjmë gjithçka për të përmirësuar lidhshmërinë me fqinjët, përmes bashkëpunimit rajonal, tha ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, duke folur në një panel-diskutim mbi tranzicionin energjetik dhe neutralitetin e karbonit në konferencën "Circular Gaia Symposium" në Athinë, duke prezantuar projektet, iniciativat dhe prioritetet e vendit tonë në sektorin energjetik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:51, 3 tetor, 2025
Athinë, 3 tetor 2025 (MIA) - Po bëjmë gjithçka për të përmirësuar lidhshmërinë me fqinjët, përmes bashkëpunimit rajonal, tha ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, duke folur në një panel-diskutim mbi tranzicionin energjetik dhe neutralitetin e karbonit në konferencën "Circular Gaia Symposium" në Athinë, duke prezantuar projektet, iniciativat dhe prioritetet e vendit tonë në sektorin energjetik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ministrja foli për rëndësinë e lidhshmërisë në rajon, por shpjegoi se Ministria specifike është e re, ndërsa prioriteti kryesor ishte ligji i energjisë, i cili, siç shpjegoi ajo, është shumë i rëndësishëm dhe është përgatitur dhe miratuar në përputhje me Bashkimin Evropian.
"Si vend, ne e kemi përcaktuar qartë strategjinë tonë, kemi qëllim të bëhemi një ekonomi e karbonit neutral deri në vitin 2050 në përputhje me objektivat evropiane dhe detyrimet globale, ndërsa tranzicioni ynë nuk është vetëm një proces energjetik, por edhe një projekt ekonomik dhe social, prandaj e shohim atë si një proces qëndrueshmërie, sigurie dhe konkurrencës", theksoi ministrja.
Ajo shtoi se sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë kemi energji që vjen 40 për qind nga burime të rinovueshme, dhe foli edhe për investimet në vend dhe bashkëpunimin me një sërë institucionesh të huaja, duke theksuar se "investimet në burimet e rinovueshme të energjisë kërkojnë edhe investime në infrastrukturë".
Në kontekstin rajonal, ajo theksoi se komunikimi dhe lidhshmëria janë shumë të rëndësishme dhe si shembull përmendi ndërprerjen e energjisë elektrike që ndodhi dy vjet më parë në Kroaci, e cila pati ndikim edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ajo iu referua detajisht interkonjektorit me Greqinë, projektit në veri me Serbinë që do të shtrihet deri në Evropën Qendrore, shpjegoi se po zhvillohen bisedime edhe me Kosovën, ndërsa vendi i vetëm me të cilin nuk ekziston lidhshmëri energjetike është Shqipëria, megjithatë, ajo theksoi se tani, pas tenderit të suksesshëm, do të fillojnë punimet edhe në këtë linjë.
Ajo shpjegoi se me përfundimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve nga investitorët, po planifikohen aktivitetet për vitin e ardhshëm, gjë që për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të bëhet një plan vjetor për investime me qëllim mbrojtjen e rrjeteve dhe kapaciteteve, duke theksuar se kanë ardhur mbi 180 aplikacione. qa/
Foto:Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para