Bozhinovska - Kopman: Lëvdata për reformat në energjetikë, mbështetje për projekte të reja
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot pati një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST) pranë Komisioniz Evropian, Gert Jan Kopman, në Bruksel, kumtoi kabineti i saj.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:58, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot pati një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST) pranë Komisioniz Evropian, Gert Jan Kopman, në Bruksel, kumtoi kabineti i saj.
Në takim, Ministrja Bozhinovska e njoftoi Drejtorin Kopman me punën e deritanishme të Ministrisë, me theks të veçantë në reformat e zbatuara, investimet e vazhdueshme në burimet e energjisë së rinovueshme dhe planet për një tranzicion të drejtë energjetik.
"Maqedonia ka një vizion të qartë për një portofol energjie modern, konkurrues dhe të qëndrueshëm ndaj klimës. Po punojmë paralelisht në zbatimin e Ligjit të ri për Energjetikën, tërheqje të investimeve dhe shfrytëzim të instrumenteve evropiane të financimit", theksoi Ministrja Bozhinovska.
Kopman vlerësoi arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi Maqedoninë të vazhdojë me reformat dhe të aplikojë edhe më me ambiciozitet për instrumentet e disponueshme të Bashkimit Evropian.
Në bisedë u shqyrtuan edhe mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të thellë përmes investimeve në infrastrukturën energjetike, mbështetje për agjendën e gjelbër dhe forcim të kapaciteteve institucionale në sektorin e energjisë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe është një konfirmim i angazhimit strategjik të Maqedonisë për integrimin evropian përmes rezultateve konkrete dhe proceseve reformuese në sektorin e energjetikës, theksohet në kumtesën nga kabineti i Ministres Bozhinovska. ls/
Foto: MEMBM