Boves i është vendosur stimulues kardiak, më nuk mund të luajë në Itali
- Një ekip i mjekëve në spitalin Karegi në Firencë i vendosën stimulues kardiak futbollistit Eduardo Bove (22), mesfushor i Fiorentinës, i cili pësoi sulm kardiak të dielën në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit, informuan mediat lokale.
- Post By Fitore Curri
- 17:19, 6 dhjetor, 2024
Firencë, 6 dhjetor 2024 (MIA) – Një ekip i mjekëve në spitalin Karegi në Firencë i vendosën stimulues kardiak futbollistit Eduardo Bove (22), mesfushor i Fiorentinës, i cili pësoi sulm kardiak të dielën në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit, informuan mediat lokale.
Kjo nënkupton se Bove nuk do të mund të vazhdojë karrierën futbollistike në Itali, e cila ndalon lojë me defibrilator.
Për shkak të kësaj, Boves rrezikon t’i ndërpritet kontrata me Fiorentinën. Sipas gazetës “Gazeta delo Sport”, Bove dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij dhe nuk përjashtohet mundësia të kërkojë klub jashtë vendit.
Bove gjatë ditëve në vijim duhet t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa mjekët dyshojnë se ka miokardit, ndezje të muskujve të zemrës.
Bove u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Interit. Ndeshja ishte ndërprerë, ndërsa futbollisti i Fiorentinës ishte dërguar në spital me automjet të ndihmës së shpejtë. fc/
Fotografia: EPA