Bota përcjell vitin e vjetër, vitin e ri 2025 i pari do ta presë Kiribati, ndërsa i fundit Ishulli Baker
- Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorane, klube ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2024 dhe do ta presin Vitin e Ri 2025.
- Post By Sara Ademi
- 08:30, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorane, klube ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2024 dhe do ta presin Vitin e Ri 2025.
Vitin e Ri të parët do ta presin banorët e shtetit ishullor paqësor Kiribati (në orën 11 sipas kohës lokale të Maqedonisë), ndërsa vitin 2025 i fundit, 26 orë më vonë, do ta presë Ishulli amerikan Baker (1 janar në orës 13 sipas kohës së Maqedonisë).
Ahengje për pritjen e Vitit të Ri do të organizohen në Shkup dhe në qytetet tjera në vend. Programi muzikor në kryeqytet sonte do të jetë me interpretues maqedonas.
"Magjinë festive 2025" në sheshin "Maqededonia" e organizon Qyteti i Shkupit. Koncerti i vitit të ri do të fillojë në orën 19:30 me performancën e Sara Mejs. Nga ora 20:30 do të performojë grupi "Lubojna" ndërsa pastaj edhe "Area", nga ora 22:00 dhe "Nokaut nga ora 23:30.
Nën moton "Historia e Vitit të Ri të Shkupit", pritje organizon edhe Komuna e Kisella Vodës, në pllajën para sallës sportive "Rasadnik".
Në koncertin, i cili do të fillojë në orën 20:00, do të marrin pjesë "Kuku Lele", "DNK", Vërçak, Vllatko Lozanovski. Udhëheqës i mbrëmjes do të jetë Igor Xhambazov, i cili do të performojë edhe me "Guru Hare bend".
Komuna organizon program tërëditor për të gjitha gjeneratat - nga ora 10:30 është performanca e studios së baletit "Lebed", do të vazhdojë me Bisera Mojanoska dhe grupin teatral "Teatri për ty", ndërsa për më të vegjlit janë paralajmëruar "Potoçinja" dhe animatorë si dhe Baba Dimri.
Kryetari i Komunës Orce Gjorgjievski njoftoi se të gjithë shkupjanët janë të mirëseardhur në pritjen e organizuar të Vitit të Ri, i cili siç thotë, "premton argëtim të paharuar dhe shumë energji pozitive". sa/
Foto: MIA/ Qyteti i Shkupit/ Komuna e Kisella Vodës