Botërori 2030 në futboll do të mbahet në tre kontinente
- Maroko, Spanja dhe Portugalia do ta organozojnë Kampionatin botëror në futboll në vitin 2030, ndërsa tre ndeshje nga turneu përfundimtar do të luhen në Amerikën Jugore, kumtoi sot FIFA.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:37, 4 tetor, 2023

Cyrih, 4 tetor 2023 (MIA) - Maroko, Spanja dhe Portugalia do ta organozojnë Kampionatin botëror në futboll në vitin 2030, ndërsa tre ndeshje nga turneu përfundimtar do të luhen në Amerikën Jugore, kumtoi sot FIFA.
Kandidatura e përbashkët e Marokos, Portugalisë dhe Spanjës ishte e vetmja për organizimin e Botërorit 2030.
Tre ndeshje nga turneu përfundimtar do të luhen në Uruguaj, Paraguaj dhe Argjentinë, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të organizimit të Botërorit të parë në vitin 1930 në Uruguaj.
Ky vendim zyrtarisht do të konfirmohet në kongresin e rregullt të FIFA-s në vitin 2024. ab/
Foto: Fejsbuk