• e diel, 29 shtator 2024

Bostoni mposhti Dallasin edhe në ndeshjen e dytë të finales së NBA-së

Bostoni mposhti Dallasin edhe në ndeshjen e dytë të finales së NBA-së

Boston, 10 qershor 2024 (MIA) - Boston Seltiks është gjithnjë e më afër titullit të parë që nga viti 2008.

Ekipi fitoi edhe ndeshjen e dytë të finales së NBA-së ndaj Dallas Maveriksit, këtë herë me rezultat 105:98. Nikoqirët kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes.

Xhru Holidej kryesoi Bostonin me 26 pikë dhe 11 kërcime. Xhejlen Braun shënoi 21 pikë dhe 7 asistime, ndërsa Xhejson Tejtum shënoi 18 pikë dhe 12 asistime. Derik Vajt gjithashtu përfundoi me 18 pikë, ndërsa Kristaps Porzingis pati 12 pikë për fitoren e nëntë radhazi të Seltiksit në plejofin.

Luka Donçiq regjistroi tripll- dabll me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, por nuk mori mbështetjen e duhur nga bashkëlojtarët. Pi xhej Vashington shënoi 17 pikë, ndërsa Kajri Irving e përfundoi ndeshjen me 16 pikë. Dallas ngeci minimalisht gjatë pauzës (51:54) dhe udhëhoqi për një kohë të shkurtër në fillim të çerekut të tretë, por më pas nuk mundi t'i ndalojë yjet e Bostonit.

Ndeshja e tretë e serisë së finales luhet të enjten në Dallas.  

Foto: NBA

 

QËNDRONI TË LIDHUR