Borxhi i Barcelonës për transferime është afërsisht 160 milionë euro
- – Borxhi total i Barcelonës ndaj klubeve të ndryshme për transferime të realizuara është 159,1 milionë euro, njoftoi sot gazeta spanjolle Sport.
- Post By Fitore Curri
- 16:37, 9 tetor, 2025
Barcelonë, 9 tetor 2025 (MIA) – Borxhi total i Barcelonës ndaj klubeve të ndryshme për transferime të realizuara është 159,1 milionë euro, njoftoi sot gazeta spanjolle Sport.
Nga kjo shumë, 140,6 milionë euro janë borxh afatshkurtër, përderisa 18,5 milionë euro janë afatgjatë.
Borxh më të lartë Barcelona ka ndaj klubit anglez Lids, të cilit i ka borxh 41,9 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian Rafinja. Transferimi ishte realizuar në korrik të vitit 2022.
Barcelona kishte vështirësi me transferimet këtë verë, sepse klubi urgjentisht duhej të realizonte të ardhura që të mund të regjistrojë lojtarë të rinj në radhët e tij. fc/
Foto: Fejsbuk