Borusia Dortmund dhe Real Madridi çerekfinalistët e fundit
- Futbollistët e Borusia Dortmund siguruan plasman në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, pasi mbrëmë në ndeshjen e fundit të mbetur të raundit të 16-të të finales e mposhti Monterejin meksikan me 2-1.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:08, 2 korrik, 2025
Orlando, 2 korrik 2025 (MIA) - Futbollistët e Borusia Dortmund siguruan plasman në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, pasi mbrëmë në ndeshjen e fundit të mbetur të raundit të 16-të të finales e mposhti Monterejin meksikan me 2-1.
Kundërshtari i Borusia Dortmund në çerekfinale do të jetë Real Madridi, i cili siguroi plasman midis tetë ekipeve më të mira me një triumf 1-0 ndaj Juventusit.
Çiftet e mbetura çerekfinale të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në SHBA janë: Palmeiras - Çellzi, PSZH - Bajern Mynih dhe Fluminense - Al-Hilal.
Foto: EPA