• e martë, 05 nëntor 2024

Borell: Ulja e ndihmës gjermane për Ukrainën është shumë shqetësuese

Borell: Ulja e ndihmës gjermane për Ukrainën është shumë shqetësuese

Madrid, 23 gusht 2024 (MIA) - Ulja e njoftuar e ndihmës gjermane për Ukrainën "është shumë shqetësuese" dhe paraqet "një lajm të keq", deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Zhozep Borell.

"Mond"-i francez, e citon Borellin, i cili në Santander, në veri të Spanjës, deklaroi se Gjermania bën shumë për t'i ndihmuar Ukrainës të kundërshtohet në pushtimin rus dhe prandaj ulja e ardhshme e ndihmës nga Berlini është "shumë shqetësuese".

Kancelari gjerman Olaf Sholc të martën deklaroi se asgjë nuk mund të ndihmojë në atë që Gjermania t'i shkelë premtimet e saj për mbështetje të Ukrainës dhe shprehu habi nga raportet në mediat gjermane se Berlini ka për qëllim ta ulë ndihmën ushtarake për Kievin.

Ai konfirmoi se Qeveria gjermane planifikon vitin e ardhshëm të ndajë katër miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe theksoi se kjo shumë është më e madhe nga ndarja e çdo shteti tjetër evropian, transmetuan mediat ukrainase.

Sholc përkujtoi se, sipas vendimit të vendeve anëtare të G7, Ukraina do të marrë hua prej 50 miliardë euro nga mjetet e pronës së konfiskuar të Federatës Ruse, duke theksuar se Kievi zyrtar me këto para do të mund të blejë armë.

Gazeta gjermane "Frankfurter algemajne cajtung" paraprakisht publikoi se Gjermania "në mënyrë shqetësuese " ul ndihmën për Ukrainën dhe se Berlini, gjoja tashmë e ka ndërprerë pagesën për riparimin e pajisjes së dëmtuar gjermane në Ukrainë. Gazeta citoi se në draft-buxhetin për vitin e ardhshëm Gjermania dëshiron t'i përgjysmojë alokimet për Ukrainën. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR