• e diel, 22 dhjetor 2024

Boreli për vizitë treditore në Japoni

Boreli për vizitë treditore në Japoni

 Bruksel, 7 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE për Politkë të Jashtme dhe Siguri Zhozel Boreli prej sot deri të enjten do të qëndrojë për vizitë në Japoni, ku do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të G7 të organizuar nga presidenca japoneze me Grupin e shtatë vendeve më të zhvilluara ekonomikisht, anëtare shoqëruese e të cilit është edhe Bashkimi Evropian.

 Ashtu siç ka njoftuar Komisioni Evropian, vizita e Borelit do të jetë një mundësi për konfirmimin e  partneritetit të fortë me antëtaret e G7, si dhe për përforcimin  e marrdhënieve midis BE-së dhe Japonisë.

Sipas paralajmërimit, Boreli dhe shefat e diplomacive të Japonisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, SHBA-së dhe Francës detajisht do të bisedojnë  për një numër të madh të çështjeve aktuale të politikës së jashtme dhe  të sigurisë, veçanërisht për situatën më Lindjen e e Mesme, mbështetjen e vazhdueshme të G7 për Ukrainën në përballjen me luftën e agresionit rus, si dhe zhvillimet kryesore në rajonin Indo-Paqësor.

"Ministrat, gjithashtu, do të kenë mundësi të bisedojnë dhe për angazhimin aktual dhe të ardhshëm të G7 me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë homologët e tyre nga pesë vendet e Azisë Qendrore", shtohet në kumtesë.

Gjatë vizitës së tij, ashtu siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, është paraparë që Boreli të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, duke përfshirë edhe ministren e re të Punëve të Jashtme të Japonisë, Joko Kamikava. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR