• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel për vizitë dyditëshe në Gjeorgji

Borel për vizitë dyditëshe në Gjeorgji

Bruksel, 7 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Gjeorgji.

Është paraparë Borel të takohet me presidenten gjeorgjiane Salome Zurabishvili, me kryeministrin Irakli Garibashvili, shefin e diplomacisë Ilia Darçiashvili, si dhe me përfaqësues të partive politike parlamentgare dhe të sektorit joqeveritar.

Siç kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme, kjo vizitë e parë zyrtare e Borelit në Gjeorgji në cilësinë e përfaqësuesit të lartë të Unionit do të jetë mundësi për bisedë me përfaqësuesit gjeorgjianë për përparimin e rrugës eurointegruese të vendit, për ngjarjet në skenën më të gjerë të politkës së jashtme, si dhe për çështjet rajonale.

Gjatë vizitës së Borelit në Tbilisi do të shënohet edhe 15-vjetori i formimit të Misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji (EUMM), i cili, siç ceket në kumtesë, paraqet reflektim të përkushtimit të BE-së ndaj sigurisë së vendit dhe në zgjidhje të konflikteve me anë paqësore. Në kuadër të shënimit të përvjetorit, Borel do të marrë pjesë në aktivitetet e EUMM-së, pjesëtarë të të cilit janë sistemuar në linjën administrative të kufizimit të Gjeorgjisë me rajonet separatiste Abkazi dhe Oseti Jugore. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR