• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Nëse nuk e mbështet Ukrainën, BE-ja do të paguajë çmim shumë të lartë

Borel: Nëse nuk e mbështet Ukrainën, BE-ja do të paguajë çmim shumë të lartë

Bruksel, 1 shkurt 2024 (MIA) - Agresioni rus ndaj Ukrainës është kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe nëse nuk e mbështesim vendin do të paguajmë çmim shumë të lartë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë për politikë të përbashkët dhe të jashtme të BE-së, Zhozep Borel para fillimit të Samitit special të Unionit, në të cilin debatohet për miratimin e revizionit të Kornizës shumëvjeçare financiare të Unionit për periudhën 2021-2027, e cila në pjesën më të madhe përfshin sigurimin e mjeteve për mbështetje për Ukrainën. 

"Kaluan gati dy vjet që kur Rusia e filloi këtë luftë të padrejtë kundër Ukrainës, duke dashur ta shkatërrojë vendin dhe ta ndajë në disa pjesë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Për këtë ne mundemi dhe duhet të bëjmë më shumë që ta mbështesim Ukrainën", shtoi Boreli. 

Ai theksoi se do të mundohet t'i nxisë liderët e BE-së që të arrijnë kompromis për mbështetjen e Ukrainës, sepse, siç theksoi, nuk ka shumë kohë dhe kjo është çështje urgjente. 

"Duhet të vazhdojmë të punojmë bashkë që ta mbështesim Ukrainën... Ka vende anëtare, si Hungaria, e cila tha se më nuk dëshiron të marr pjesë në të, por nuk do të bëjë pengesa. Një gjë është që të mos marrësh pjesë, ndërsa krejt tjetër gjë është që të kundërshtosh", theksoi Boreli. 

Boreli shtoi se në Samit do të bëhet fjalë edhe për situatën në Lindjen e Afërt, para së gjithash në Gazë, duke potencuar se është veçanërisht me rëndësi që të vazhdohet me financimin e Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt (UNVRA), sapo të përfundojë hetimi pas akuzave për përfshirje të anëtarëve të personelit të saj në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. 

"Ne nuk mund ta ndëshkojmë popullin palestinez kolektivisht. UNRVA nuk duhet të ndalojë së punuari, sepse përndryshe qindra mijëra njerëz do të ndëshkoheshin. Duke ndërprerë financimin e UNRVA-së, i gjithë populli palestinez po ndëshkohet, sepse nuk ka alternativë për UNRVA-në nëse duam t'i mbajmë këta njerëz në jetë", theksoi Borel. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR