• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borel në takim me liderët nga Ballkani Perëndimor: Anëtarësimi i rajonit në BE është i arritshëm

Borel në takim me liderët nga Ballkani Perëndimor: Anëtarësimi i rajonit në BE është i arritshëm

Bruksel, 26 shtator 2024 (MIA) - Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e së ardhmes së Evropës dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE është e arritshme, nën kushtin që të vazhdojnë me zbatimin e reformave kyçe, porositi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Zhozep Borel në takimin joformal me liderët e rajonit në Nju-Jork, ku mori pjesë edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

"Ndikimi i shtuar keqbërës që i minon përpjekjet reformuese tregon se duhet akoma më ngushtë të bashkëpunojmë. Së bashku, do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më prosperuese", kumtoi Borel në X pas portalit.

Siç kumtoi sot Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAC), takimi, i mbajtur mbrëmë vonë sipas kohës së mesme evropiane në margjina të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e reflekton përkushtimin e BE-së për partneritet me vendet e ardhshme anëtare nga Ballkani Perëndimor.

"Ajo shërben si shkas për këmbim të mendimeve për tema të interesit të përbashkët, jashtë zgjerimit, dhe për çështjet lidhur me sigurinë globale dhe stabilitetin. Diskutimi u fokusua në sfidat urgjente gjeopolitike, posaçërisht të ndikimit të dëmshëm të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe të përpjekjeve të Kinës për ta zgjeruar ndikimin e saj ekonomik", ceket në kumtesë.

Sipas EEAC, Borel dhe liderët nga Ballkani Perëndimor biseduan edhe për rëndësinë e përforcimit të rezistencës, duke e cekur nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian në mëynrë që të mbrohet stabiliteti rajonal.

"Përfaqësuesi i lartë Borel theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse nga e ardhmja e Evropës. Ai e theksoi rëndësinë dhe fuqinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, nën kushtin që reformat kyçe të vazhdojnë me fokus të ripërtërirë", porositi EEAC.

Në kumtesë shtohet edhe se takimi joformal në Nju-Jork ishte mundësi për t'u përkujtuar nevoja e zgjidhjes së kontesteve ekzistuese bilaterale.

"Përfaqësuesi i lartë Borel e potencon rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa thelbësor drejt integrimit në BE. Liderët duhet të ndërmarrin vendime të guximshëm strategjik për t'i avancuar aspiratat e veta evropiane. Përfaqësuesi i lartë Borel përfundoi me riafirmimin e përkushtimin e BE-së për mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane, duke cekur se zgjerimi mbetet prioritet kryesor për BE-në", shtohet në kumtesë.

Përndryshe, krahas Siljanovska-Davkova, në takimin me Borelin morën pjesë edhe presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Aleksandar Vuçiq, kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Punëve Evropiane dhe Çështjeve Evropiane i malit të Zi, Filip Ivanoviq. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR