• e premte, 05 dhjetor 2025

Bordi drejtues i Higjienës Komunale Shkup drejtuar Arsovskës: Të gjitha kompetencat dhe autorizimet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve i keni ekskluzivisht ju

Bordi drejtues i Higjienës Komunale Shkup drejtuar Arsovskës: Të gjitha kompetencat dhe autorizimet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve i keni ekskluzivisht ju

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Bordi drejtues i NP Higjiena Komunale - Shkup i dërgoi një letër kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në të cilën theksohet se të gjitha kompetencat dhe autorizimet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të ndërmarrjes i ka ekskluzivisht ajo.

"Si Bord Drejtues i NP Higjiena Komunale - Shkup, ju informojmë se, në kundërshtim me pretendimet tuaja, të gjitha kompetencat dhe autorizimet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të NP Higjiena Komunale - Shkup i keni ekskluzivisht JU. Sipas nenit 24, paragrafi 2, nenit 23, paragrafi 3 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 40 të Statutit të NP Higjiena Komunale - Shkup (bashkëngjitur), ekskluzivisht JU si kryetar i Qytetit të Shkupit keni kompetencat për të emëruar një u.d. drejtor në NP Higjiena Komunale - Shkup, duke pasur parasysh se situata në kompani e kërkon URGJENTISHT këtë. Gjithashtu, dëshirojmë t'ju kujtojmë se gjatë katër viteve të fundit, ishit JU ata që emëruat pesë u.d. drejtorë të NP Higjienal Komunale - Shkup dhe shkarkuat katër prej tyre, qëndron në dokumentin e Bordit Drejtues, të titulluar "Urgjencë urgjente", i cili iu dërgua mediave.

Në dokument qëndron gjithashtu se drejt fundit janë edhe rezervat e naftës së destinuar për automjetet speciale komunale që përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, gjë që nuk mund të furnizohet pa nënshkrimin e u.d. drejtor.

"Për informimin tuaj, aktualisht janë drejt fundit rezervat e naftës së destinuar për automjetet speciale komunale që përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, të cilat nuk mund të furnizohen pa nënshkrimin e u.d. drejtor. Nëse në afatin sa më shpejt të mundur nuk emëroni një u.d. drejtor të NP Higjiena Komunale-Shkup, përgjegjësia për situatën alarmante me mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit është JUAJ", theksohet në dokumentin. 

BD kërkon nga Arsovka urgjentisht të emërojë një u.d. drejtor të ri.

"Për arsyet e përmendura, Bordi drejtues i NP Higjiena Komunale -Shkup kërkon nga ju që URGJENTISHT të emëroni një u.d. drejtor të ri i cili do të menaxhojë me NP Higjiena Komunale -Shkup, me qëllim të realizimit të aktivitetit parësor të Ndërmarrjes, dhe në interes të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit publik", shtohet në dokumentin në të cilin janë nënshkruar anëtarët e Bordit drejtues. 

Arsovska dje në Fejsbuk i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që t'i bëjë thirrje Bordit drejtuese të Higjienës Komunale që të emërojë u.d. drejtor të ndërmarrjes që të mund të mundësohet funksionomi i saj pa probleme.

"Si do të funksionojë NP "Higjiena Komunale" - Shkup në pesë ditët e ardhshme, pyeteni kryeministrin Mickoski, i cili personalisht urdhëron këtë kaos nga kabineti i tij, të cilin njëherit edhe e paralajmëroi si një zgjidhje interesante në një konferencë për shtyp menjëherë para se të ndodhte. I bëjmë thirrje kryeministrit Mickoski, i cili ka edhe kryetaren e tij të Bordit drejtues nga VMRO, e cila është gjithashtu një kriminele e dënuar për dy vepra penale në vitin 2006 dhe 2022, që t'i bëjë thirrje Bordit drejtues të Higjienës Komunale Shkup, në përputhje me nenin 24a, paragrafi 2 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, të marrë vendim për shkarkimin e drejtorit dhe në përputhje me paragrafin 3 të të njëjtit nen të emërojë u.d. drejtor të ndërmarrjes. Mickoski po terrorizon qytetin me regjimin dhe sundimin e tij diktatorial përmes Bordit të tij drejtues, duke abuzuar me institucionet dhe policinë për të mbjellë frikë dhe për të kryer represion para zgjedhjeve", shkroi Arsovska në Fejsbuk.

Drejtori i deritanishëm i NP "Higjiena Komunale" Shkup, Sabahadin Rustemi, ka dhënë dorëheqje nga funksioni për shkaqe morale. Këtë e kumtoi avokati i tij Asmir Alispahiq, në deklaratë për media, pas marrjes në pyetje të Gjykatës penale, e cila Rustemit dhe udhëheqësit të sektorit për mbeturina, Aki Saiti, u shqiptoi paraburgim 30-ditor për shkak të "rrezikut nga ndikimi ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë për përsëritjen e veprës.

 

Треба да се направи дистинкција помеѓу немилиот настан што се случи во Бугарија минатата година и овој судски процес, бидејќи тие не се меѓусебно поврзани. Ова е процес исклучиво по поднесен

Alispahiq, thotë se dorëheqjen Rustemi nuk e jep se ndjehet përgjegjës për situatën me mbeturinat në Shkup, por të mos ndikojë ndaj hetimit.

Drejtori Rustemi u emërua në këtë pozicion nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në fillim të këtij viti.

Gjykata Themelore Penale në Shkup pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh për dy drejtues të NP "Higjiena Komunale" - Shkup, për shkak të dyshimit bazë për veprën penale "Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina" sipas nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit vepruan në kundërshtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina dhe obligimet e Programit operacional për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale, gjë që rezultoi në krijimin e deponive të vogla në sipërfaqet publike dhe të trafikut në Shkup.

Inspektimet e jashtëzakonshme dhe mendimet e ekspertëve nga Instituti për shëndet publik konfirmuan se ky menaxhim i mbeturinave shkaktoi dëme në tokë, ajër dhe ujë, me rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. ls/

Foto: BD NP "Higjiena komunale" - Shkup/ FB Sabahudin Rustemi/ Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR