• e diel, 22 dhjetor 2024

Borë në Gjavatë, komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Borë në Gjavatë, komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore ka në qafën e malit Gjavatë, por për momentin nuk paraqet pengesë për uhvillimin e komunikacionit.  

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR