Deri të mërkurën borë, ndërsa pastaj mot stabil dhe i ftohtë
- Nesër në vend do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës së dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë negative.
- Post By Sara Ademi
- 12:13, 13 janar, 2025

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Nesër në vend do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës së dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë negative.
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil dhe më i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien edhe në disa vende nën -10 gradë.
Nga dita e mërkurë do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s