• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Të njëjtat resurse të cilat i krijoi Spasovski po i shfrytëzojmë edhe sot

Bojmacaliev: Të njëjtat resurse të cilat i krijoi Spasovski po i shfrytëzojmë edhe sot

Shkup, 25 mars 2024

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në intervistën për programin e mëngjesit të TV Klan u pyet se a po pengon dikush dikë në MPB.

“Ju e dini se me ardhjen e Qeverisë teknike u krijua një fotografi se më herët Spasovski asgjë nuk ka bërë me të, se gjithçka ka filluar me Pançe Toshkovskin, se ai e ka zgjedhur problemin edhe pse edhe ai thoshte se nuk ka shkop magjik. Kjo ishte një informatë e rrejshme e cila publikohej në opinion se nuk ka formularë, se kemi kaos, se dikush dikë po e pengon. Më kritikuan se i kam pritur formularët në Pikë Kalimin Kufitar Bogorodicë, por ka shumë njerëz të cilëve ua demantova lajmin e rrejshëm se nuk ka formularë. Kishte dhe do të ketë. Tenderi të cilin po e zbatojmë nga viti 2019 është kryer pikërisht nga Spasovski, këto letërnjoftime janë të parat të cilat po i marrim me tenderin e ri i cili poashtu është realizuar nga ana e Spasovskit, ne si ekip u kujdesëm për çdo gjë”, tha Bojmacaliev, duke sqaruar se edhe salla “Prolet” edhe sot funksionon si më parë.

“Në gusht, shtator, kur njerëzit nuk paraqiteshin për terminë, atëherë hapëm sallën “Prolet”. E njëjta sallë funksionon edhe sot. Nëse ju kujtohet, ajo sallë quhej hangar, kamp, ​​nuk e di çfarë fjalësh nënçmuese. Ata nuk ndryshuan asgjë për dy muaj, vazhduan në të njëjtën sallë. Njëri janë konstatimet kur jemi jashtë sistemit, të tjerat janë kur jemi brenda, kur jemi në sistem gjithçka është në rregull, kur jemi jashtë nuk na kushton asgjë, por kur të futemi brenda do të përdorim të njëjtat burime që ka lënë Spasovski,  edhe pse ai nuk është kujdesur. Ky është lajmi i rrejshëm, mundohem ta shpjegoj në mënyrë më plastike që qytetarët ta kuptojnë. Ky është lajmi i rrejshëm, mundohem ta shpjegoj në mënyrë më plastike që qytetarët ta kuptojnë. Ne i përdorim të njëjtat resurse, po ata njerëz që krijoi Spasovski, sot qytetarët marrin shërbim nga të njëjtit njerëz. Këto 400.000 formularë nga e shtuna janë në magazinat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është një dërgesë e vazhdueshme në kushte normale, do të them që nuk e kemi lajmëruar, por në kohën e lajmeve të rrejshme vendosa që çdo porosi ta ndajmë me opinionin në mënyrë që qytetarët ta dinë se MPB po punon, për arsye se kemi një sistem të ndërtuar”, tha Bojmacaliev.

Ministria e Punëve të Brendshme

Foto: MPB

___________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR