• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Pas 53 vjetëve do të fillojë rikonstruksioni i Qendrës për Trajnim pranë MPB-së

Bojmacaliev: Pas 53 vjetëve do të fillojë rikonstruksioni i Qendrës për Trajnim pranë MPB-së

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski realizuan vizitë të Qendrës për Trajnim në Idrizovë, me rastin e fillimit zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e tërë kompleksit.

Siç informoi MPB-ja, rikonstruimi i Qendrës për trajnim në Idrizovë është pas 53 viteve, si  objekti i 82-të në kuadër të planit për rikonstruksionin e objekteve policore në shtet.

"Janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për fillimin e rikonstruksionit të plotë të Qendrës, që do të përfshijë rikonstruksionin e godinës Administrative me mensën, dy pavionet për akomodim dhe objektin e shkollës me ambientet përcjellëse, sallën sportive, në vlerë të përgjithshme të aktiviteteve ndërtimore mbi 180.000.000 denarë me TVSH", tha Bojmacaliev.

 

 

Pas 53 viteve, arritëm të fillojmë këtë proces të përmirësimit të kushteve për mësimdhënie ku ne rekrutojmë policët e rinj të Maqedonisë dhe mora siguri nga menaxhmenti i Qendrës se procesi i rindërtimit nuk do të ndikojë në mësimin e trajnimeve bazë policore dhe se të gjitha aktivitetet do të modifikohen në mënyrë që të mos ndikohet në cilësinë e trajnimit”, tha Bojmacaliev.

Zëvendës ministri plotësues i Punëve të brendshme realizoi një takim pune me menaxhmentin e Qendrës për Trajnim, ku u njoftua për aktivitetet aktuale dhe faktin se trajnimet për kandidatët për policë zhvillohen në mënyrë të alternuar paralelisht, njëri hibrid dhe tjetri me prani fizike.

Bojmacaliev dhe Tasevski inspektuan dhe vizituan objektet që do të rikonstruktohen, vizituan edhe sallat e trajnimit ku zhvillohet mësimi hibrid, gjegjësisht online me qëllim të rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë përmes një procesi të dixhitalizuar të edukimit policor.

 

Në fund të vizitës, Bojmacaliev dhe Tasevski  kanë ngrënë mëngjes së bashku me kadetët e Qendrës së Trajnimit të cilët po ndjekin mësimet aktuale, me qëllim që edhe një herë bashkërisht të sigurohen se koncepti i ri i të ushqyerit po funksionon mire i cili përveç se po aplikohet këtu po aplikohet edhe në Departamentin për Operacione Speciale Policore (NJSA Tigri dhe NJPSH), me të cilin kemi siguruar kushte të denjë dhe ushqim cilësor për policët e rinj.

“Rruga e krijimit të një nëpunësi policorë të mirë kërkon përkushtim dhe punë të përgjegjshme. Ne si udhëheqës të Ministrisë së Punëve Brendshme jemi këtu për të siguruar të gjitha burimet dhe mbështetjen e nevojshme për t'ju mundësuar një trajnim dhe përgatitje të suksesshme. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për punësuarit e MPB-së, që ata të kenë gjithçka që u nevojitet për t'i kryer detyrat e tyre ligjore me dinjitet”, tha Bojmacaliev. ls/

Фото и видео: МВР 

QËNDRONI TË LIDHUR