• e hënë, 28 tetor 2024

Bojmacaliev: Për një vit SPB Shkup ka pranuar pesëmbëdhjetë automjete, nëntë furgonë intervenimi, gjashtë motoçikleta

Bojmacaliev: Për një vit SPB Shkup ka pranuar pesëmbëdhjetë automjete, nëntë furgonë intervenimi, gjashtë motoçikleta

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot (05.04.2024) ka mbajtur takim pune me udhëheqësinë e Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme “Bit Pazar” pranë SPB Shkup, në kuadër të një sërë vizitash të njësiteve organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë vendin, me synim rishikimin e rezultateve të deritanishme dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

"Situata e sigurisë është e volitshme, duke pasur parasysh se është një zonë qendrore e qytetit me frekuencë të madhe të qytetarëve dhe periudha e kaluar është përcjellë me disa greva, tubime protestuese, kështu që situatat e deklaruara kanë qenë barrë shtesë në kryerjen e detyrave të sigurisë nga ana  SP me KP në kuadër të NJPB Qendër dhe Bit Pazar dhe SPB Shkup", tha Bojmacaliev duke potencuar rezultatet e mira të këtij njësiti organizativ.

Ai ishte informuar se vëmendja më e madhe i është kushtuar çështjes dhe efikasitetit në hetimin e krimeve me autor të panjohur, posaçërisht në rastin e vjedhjeve të rënda, dhe rezultate të rëndësishme janë arritur edhe me hetimin e shpejtë dhe efikas pas denoncimit të kundërvajtjeve.

Bojmacaliev, shtoi se edhe në të ardhmen pritet punë ligjore dhe profesionale, duke shtuar se SPB Shkup në vitin 2023, d.m.th. për vetëm një vit, ka pranuar pesëmbëdhjetë automjete, gjashtë motoçikleta, nëntë furgonë intervenimi, gjë që ka përmirësuar seriozisht kushtet në aspektin e pajisjeve materiale dhe teknike të policisë.

"Edhe me këtë rast, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, u kam bërë thirrje kolegëve të mi që t’u përmbahen ligjshmërisë dhe profesionalizmit si në planin parandalues-operativ poashtu edhe në rast nevoje edhe në planin represiv. Është e domosdoshme që të garantojmë siguri dhe të ruajmë nivelin e cikleve të mëparshme zgjedhore nga viti 2017 e këtej", tha Bojmacaliev. fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR