• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Nga vendi që kërkonte ndihmë nga shtete tjera, tani ofrojmë ndihmë për përballje me migrimin

Bojmacaliev: Nga vendi që kërkonte ndihmë nga shtete tjera, tani ofrojmë ndihmë për përballje me migrimin

Shkup, 19 prill 2024 (MIA)- Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska realizuan takim pune me udhëheqësitë e Qendrës rajonale për çështje kufitare “Jug”, me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të misionit të FRONTEKS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të FRONTEKS-it në qendrën lokale koordinative dhe eprorët përgjegjës të QR për ÇK “Jug”, si dhe promovimin e qasjes evropiane të koordinimit të të gjitha aktiviteteve dhe ballafaqimin me sfidat.

“Ne po shënojmë një vit të punës së policisë së Maqedonisë së bashku me FRONTEKS-in, me qëllim që të mbrojmë vendin tonë dhe kufijtë e BE-së nga fluksi i migrantëve. Këtë e kemi bërë me sukses që nga viti 2015 e deri më sot. Marrëveshja është e një rëndësie historike, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendhsme, Oliver Spasovski pati nderin ta nënshkruajë me Bashkimin Evropian dhe hapi dyert për bashkëpunim më intensiv operativ të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë”, tha Bojmacaliev në një deklaratë për mediumet duke falenderuar Tasevskin dhe Nestorovskën për përpjekjet që kanë bërë që Marrëveshja të jetë në gjuhën maqedonase dhe të funksionojë me sukses në vendin tonë.

“Me këtë edhe një herë tregojmë se policia e Maqedonisë është krah për krah me policinë evropiane, ne punojmë së bashku dhe prej kohësh kemi pasur kërkesa edhe nga polici të tjera që të trajnojnë policët e tyre se si të ballafaqohen me migracionin. Nga një vend që kërkoi ndihmë nga vendet e tjera për t'u marrë me migracionin, ne tani po ofrojmë ndihmë", tha Bojmacaliev.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR