• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Mjeku nuk është vrarë në makinën që ishte gjetur

Bojmacaliev: Mjeku nuk është vrarë në makinën që ishte gjetur

Shkup 3 prill 2024 (MIA - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në deklaratën për MIA-n konfirmoi se mjeku i cili u gjet i vdekur në parkingun para klinikës Zhelezarë, sipas njohurive të deritanishme nuk është vrarë në automjetin në të cilën është gjetur.

"Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë mbledhur dëshmi dhe sipas asaj që deri tani është konstatuar mund të them se personi nuk është vrarë në makinë. Si është sjellë në parking nuk mund ta them për të mos e prishur hetimin", deklaroi Bojmacaliev. 

Mjeku amë gjashtëdhjetë e shtatë vjeçar është gjetur i vdekur me plagë me thikë në automjetin e parkingut përballë poliklinikës Zhelezarë. Sipas denoncimit në polici, ai u gjet nga djemtë e tij të cilët filluan ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR