• e diel, 22 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Migracioni i paligjshëm është zvogëluar për 50 për qind

Bojmacaliev: Migracioni i paligjshëm është zvogëluar për 50 për qind

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) -Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot mori pjesë në Takimin koordinues të organizuar nga udhëheqja e Qendrës Rajonale “Jug” në Qendrën për Pranim “Vinojug” në Gjevgjeli me përfaqësues nga të gjitha institucionet relevante shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare – palë  të interesuara të pranishme në Qendrën e Përkohshme të Transitit si pjesë e komponentit nacional në trajtimin e flukseve migruese.

"Qëllimi i takimit ishte raporti i fundit pozitiv i Avokatit të Popullit si rezultat i trajtimit të përbashkët dhe të harmonizuar të këtyre institucioneve me migrantët ilegal në kampin “Vinojug” në Gjevgjeli. Ky raport pozitiv është rezultat i të gjitha investimeve të përbashkëta dhe mbështetjes vetëmohuese të të gjithë faktorëve në këtë proces, një bashkëpunim që jo vetëm do të mirëmbahet, por edhe do të thellohet. Në raportin e fundit pozitiv janë  larguar të gjitha vërejtjet që janë konstatuar në periudhën e kaluar kurse meritat janë të përbashkëta", theksohet në kumtesën.

Me këtë rast, në fjalimin e tij, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev tha: “Më lejoni të theksoj se ajo që e shënoi vitin e kaluar, në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të kufijve, ishte ratifikimi dhe funksionalizimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian mbi aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare, të cilën e nënshkruam me eurokomesaren e respektuar, Johanson.

"Marrëveshja me Fronteks-in ofron mbështetje konkrete në terren për të ruajtur sigurinë kufitare. Bashkimi Evropian e sheh këtë marrëveshje si një hap konkret në ruajtjen e sigurisë së Bashkimit Evropian, sepse mbrojtja e kufijve të Maqedonisë nga flukset e migrantëve, migrimi ilegal dhe krimi ndërkufitar nënkupton mbrojtjen e kufijve të BE-së. Me hyrjen e tij në fuqi, u bë e mundur, me kërkesën tonë, vendosja e nëpunësve policorë të FRONTEKS-it në pikat kritike kufitare, së bashku me nëpunësit tanë policorë, gjë që kontribuon në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, si dhe mundësinë e shfrytëzimit të pajisjeve të Fronteks-it”, tha Bojmacaliev.

Duke vepruar kështu, ai ndau statistika për migrantët dhe azilkërkuesit e zbuluar të paligjshëm të realizuar nga nëpunësit policorë në nivel të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë të gjitha Qendrat Rajonale në vend, krahasuar me rezultatet e arritura në kadër të Qendrës Rajonale “Jug”.

 

 

“Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëse në vitin 2023 janë parandaluar 13.954 tentativa për hyrje të migrantëve të paligjshëm në kuadër të të gjitha Qendrave Rajonale, vetëm në kuadër të Qendrës Rajonale “Jug” kjo shifër ka qenë 12.265 tentativa të parandaluara për hyrje të kundërligjshme të migrantëve. Për një periudhë dy mujore në vitin 2024 në nivel të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky numër është 1596 tentativa të parandaluara për hyrje, vetëm në QR “Jug” janë parandaluar 1057 tentativa për të hyrje të paligjshme të migrantëve. Krahasuar me këtë, në vitin 2022 në nivel të MPB-së janë parandaluar 27.394 tentativa për hyrje të paligjshme dhe vetëm në nivel QR “Jug”, ky numër ka qenë 23.451. Këto numra tregojnë një ulje të migracionit ilegal për 50%, për të cilën meritën më të madhe e kanë policët dhe udhëheqësia e QR “Jug” dhe me këtë rast i përgëzoj për rezultatet e arritura sepse këto nuk janë thjesht numra të zakonshëm, përkundrazi, këto janë aktivitete të përbashkëta të ndërmarra në të cilat është investuar shumë mund, përkushtim, mbi të gjitha profesionalizëm dhe shumë humanizëm, për të cilat shpreh respekt dhe mirënjohje të veçantë për të gjitha institucionet, organizatat ndërkombëtare dhe palët e përfshira në këtë proces”, tha Bojmacaliev.

Bojmacaliev gjithashtu informoi për azilkërkuesit në vitin 2024: “Në Sektorin e azilkërkuesve në vitin 2023 në nivel të Ministrisë së Punëve Brendshme, kjo shifër ishte 604 persona dhe në Qendrënpër Pranim “Vinojug” kishim 202 persona. Dy muajt e parë të vitit 2024 në nivel të Ministrisë së Punëve të Brendshme kemi 36 persona, ndërsa në Qendrën për Pranim “Vinojug” kemi 24 persona”, tha Bojmacaliev.

Ai, siç theksoi MPB-ja,  shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për ndihmën e vazhdueshme të cilën Ministria e Punëve të Brendshme e merr përmes projekteve rajonale IPA, me sigurinë se në periudhën në vijim, me përkushtim të jashtëzakonshëm do të punohet në drejtim të operacionalizimin të Master Planit të përgatitur nga Fronteks-i si një nga prioritetet tona strategjike drejt afrimit me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në këtë fushë.

foto dhe video MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR