• e martë, 24 dhjetor 2024

Bojmacaliev dhe Dujovski: Përparim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të të dy institucioneve është në interes të sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve

Bojmacaliev dhe Dujovski: Përparim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të të dy institucioneve është në interes të sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot zhvilloi vizitë pune në Fakultetin e Sigurisë - Shkup në kuadër të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, ku nikoqir i tij ishte dekani i fakultetit prof. dr. Nikolla Dujovski së bashku me prodekanët.

"Takimi paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Fakultetit të Sigurisë, veçanërisht nga viti 2017 e këtej me theks të veçantë në numrin e madh të projekteve të përbashkëta të realizuara me institucionin përgjegjës për trajnimin e stafit në fushën e sigurisë, i cili me të drejtë mban epitetin e institucionit arsimor sipëror më renomenë të lartë në vend", thuhet në kumtesën e sotme të MBP-së.

Zëvendës ministri shtesë Bojmacaliev theksoi se gjatë viteve të fundit, me përpjekjet personale të ministrit të mëparshëm të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, një numër i madh i studentëve përmes programeve të ndryshme janë bërë pjesë e sigurisë së shtetit, duke vazhduar karrierën e tyre profesionale në Ministri dhe agjenci të tjera sigurie.

"“MPB-ja është institucioni që kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit. Për të realizuar synimet strategjike bazë, ne kemi nevojë për personelin më të mirë në fushën e sigurisë me integritet të lartë, në fakt siç janë krijuar nga Fakulteti i Sigurisë, institucioni ynë i arsimit të lartë më i vjetër dhe më i njohur në fushën e sigurisë. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë bashkëpunim dhe përmes iniciativave të tilla do të përdorim njohuritë e shkencës dhe akademisë në krijimin e politikave dhe planeve të ardhshme të sigurisë”, tha Bojmacaliev në takim.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, e përshëndeti takimin dhe përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit, i cili në vitet e kaluara ishte më se i shkëlqyer dhe para të pranishmëve.

“Dy institucionet tona, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti i Sigurisë, prej disa vitesh janë shembull se si duhet të duket bashkëpunimi  në mes institucioneve. Ne, si fakultet dhe mjedis akademik, kemi marrë pjesë intensivisht në krijimin e politikave të Ministrisë për një periudhë të gjatë kohore me synimin për të transferuar njohuritë akademike në aspektet praktike të sigurisë së shtetit. Nga viti 2017 e këtej, një numër i madh studentëve të diplomuar vazhduan karrierën e tyre si pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kemi besim se të gjithë brezat e ardhshëm të studentëve të diplomuar do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë e tyre akademike në kuadër të Ministrisë", tha Dujovski.

Në lidhje me zgjedhjet të ardhshme, zëvendës ministri plotësues Bojmacaliev theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si institucion që ka për obligim të sigurojë zgjedhje paqësore, të drejta dhe demokratike, është plotësisht e përgatitur për këtë si një institucion i reformuar, transparent në të cilit qytetarët kanë besim të jashtëzakonisht të madh dhe së bashku ranë dakord se rruga e duhur për vendin tonë si vend anëtar i NATO-s është të vazhdojmë rrugën drejt prosperitetit si pjesë e Bashkimit Evropian. rq/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR