• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon

Bojmacaliev: Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Dërgesa e fundit e formularëve është dëshmi se sistemi funksionon, thotë zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth dërgesës së fundit të formularëve për dokumente të udhëtimit që ka arritur dhe nëse kishte nevojë për pritje të të njejtave, Bojmacaliev, në intervistë për TV21 sqaroi se e njejta ishte bërë për shkak se gjatë ditëve të kaluara ishim të përballur me disa lajme të rrejshme të llojit nëse do të vijnë apo nuk do të vijnë formularë të rinj, dhe se kjo ishte bërë që qytetarët të binden se ajo që e flet është e vërteta.

"Nuk merrem me pikë të imëta politike në baza ditore apo llajk në fejsbuk, kjo është ndër shkaqet kryesore. T'i tregoj opinionit të vendit se punojmë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente. Atë që e shkruajmë në fejsbuk, që ethemi sot këtu. Kjo është vizitë normale e njl ministri, zëvendësminitri plotësues, kur shkon në një objekt policor, i dorëzohet raport, tkaon kolegët...", theksoi Bojmacaliev, duke shtuar se thelbi është të dëshmohet dhe të tregohet se sistemi funksisonon, dhe jo për vetëpromovim dhe atë që e flet gjatë ditëve të kaluara se është ashtu, se bëhet fjalë për fakte, thuhet në kumtesën e MPB-së. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR