• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bocevski përfaqësues i posaçëm pranë kryesimit hungarez me BE-në, Pejkovski drejtor i QKI të RMV-së në Sofje

Bocevski përfaqësues i posaçëm pranë kryesimit hungarez me BE-në, Pejkovski drejtor i QKI të RMV-së në Sofje

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Ivica Bocevskin përfaqësues të posaçëm pranë kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, ndërsa solli edhe vendime të reja kadrovike në disa institucione.

Shërbimi qeeveritar për shtyp kumtoi se Zoran Pejkovski, me propozim të minsitrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës kulturore-inform ative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INP Burgu Shkup, ndërsa Biljana Stefanoska është emëruar u.d. drejtoreshë e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit.

Jeton Suma është emëruar drejtor i Shërbimit për sistem hapësinor dhe informativ, Pece Stojkovski për u.d. drejtor i Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë - Manastir, ndërsa Eroll Abdiu u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për nxitje të bujqësisë - Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Kashmir Saliu u.d. zëvendësdrejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa Fikret Shabani u.d. drejtor i Drejtorisë për shëndetësi elektronike. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR